• |
ide | kryesore

Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për Botërorit për Klube

Sport
Napoli



Napoli doli i mundur 3-1 në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions League nga Barcelona dhe i dha lamtumirë kampionatit më të lartë evropian. Pavarësisht paraqitjes së mirë, djemtë e teknikut Calzona nuk ishin në gjendje të marrin më të mirën përballë blaugranave, në një ndeshje gjithmonë në ndjekje. Sidoqoftë, ka edhe italianë që janë gëzuar nga eliminimi i napolitanëve: Juventus buzëqesh teksa, kjo dalje e Napolit nga Champions, e kualifikon matematikisht në Botërorin e Klubeve.

NAPOLI I ELIMINUAR, JUVENTUS FESTON

Napoli është jashtë Champions dhe rrjedhimisht jashtë edicionit të parë të Kupës së Botës së re për Klube që do të nisë në vitin 2025 në SHBA. E është Juventus që feston… Po, sepse pikërisht në sajë të eliminimit të napolitanëve, bardhezinjtë do të hyjnë në kompeticionin e ri të FIFA-s së bashku me Inter.

De Laurentiis kishte premtuar një bonus të madh për ekipin nëse do të arrinin të merrnin kualifikimin për Kupën e Botës. Ato 10 milionë euro gjithësesi do të mbeten në arkën e klubit. Prandaj, Inter dhe Juventus po fluturojnë për në SHBA, duke përjashtuar ankimimet dhe apelimet që tashmë të paralajmëruara nga pronari napolitan…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *