• |
ide | kryesore

Berisha: Stop terrorit të SKAP-it ndaj gazetarit Elton Qyno

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

Berisha shkruan, se SKAP duhet të ndalojë terrorin ndaj gazetarit.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Stop terrorit nga Skapi i Partisë ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno.

Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno.

Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal, pengmarrje të gazetarit Qyno dhe kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndëshkimin e rreptë ligjor të autorëve të këtij akti që përbën një atentat të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe rrëmbim shtetëror të gazetarit Elton Qyno.

Ju bëjë thirrje mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare si dhe organizatave që merren me lirinë e mediave të solidarizohen me gazetarin Qyno dhe të dënojnë me ashpërsi narko-regjimin e Tiranës dhe skapin si vegël e tij.



5 Comments

  1. Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

    Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.U kujtua krimineli serb salih,kur u digjte redaksite ju vente tritol makinave te gazetareve atehere i quante spiune,sot ben sikur qan.

  2. ik or te qifsha koperativisten se na rrove Paulinin me copy paste te nje pacavure ne cdo artikull. Bythqim muti!

  3. Ironia me e madhe. Dogji Koha Jone, i rrahu mire gazetare dhe opnioniste qe flisnin kunder tij dhe sot ne te njejten kohe qe ai dhe familja e tij jane nen hetim, na del si mbrojtes i madh i gazetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *