• |
ide | kryesore

Ancelotti zgjedh portierin e finales së Champions, pastaj pranon: “Kemi frikë”

Sport
Ancelotti


Nesër, në orën 21:00, në Wembley do të luhet akti i fundit i Champions League 2023-24: finalja mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Blancos janë në kërkim të triumfit të pesëmbëdhjetë në historinë e tyre në kompeticionin më të mirë evropian për klube. Një sfidë e rëndësishme dhe e rrezikshme, siç pranon Carlo Ancelotti në konferencën në vigjilje të ndeshjes.

“Finalja e Champions është ndeshja më e rëndësishme dhe gjithashtu më e rrezikshmja – tha trajneri i Blancos -. Gjëja themelore është t’u transmetosh lojtarëve idetë e duhura. Sigurisht që do të ketë pak shqetësim, por edhe shumë emocione, që gjithkush e menaxhon në bazë të karakterit të tij. Në këto momente lind edhe frika e humbjes, jemi aq afër fitores sa kemi frikë”, e mbylli komentin e tij tekniku italian.

Lexo më tej: Real Madrid superfavorit, por Borussia ka edhe fatin me vete: në Wembley për të bërë historinë e Champions

“NË PORTË DO TË LUAJË COURTOIS”

“Lojtarët janë të fokusuar te objektivi – vazhdoi Ancelotti –. Ne duhet të luajmë me besim dhe të japim gjithçka në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”. Më pas, tekniku italian komunikoi edhe zgjedhjen e portierit titullar: “Courtois do të luajë në portë, Lunin do të ulet në pankinë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *