• |
ide | kryesore

Arrestohet 35-vjeçari pasi kreu tri vjedħje brenda muajit, i dënuar më parë

Lajme, Të fundit


Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta.
Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje i identifikuar si Safet Tafa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Safet Tafa 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve. Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Safet Tafa.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. e këtij shtetasi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *