• |
ide | kryesore

Real Madrid superfavorit, por Borussia ka edhe fatin me vete: në Wembley për të bërë historinë e Champions

F1, Sport
Champions


Ka nisur tashmë numërim mbrapsht për finalen e Champions League, mes Borussia Dortmund e Real Madrid, të shtunën në mbrëmje në Wembley. Dy skuadrat do të përballen për herë të 15 në një kompeticion europian, gjithmonë në Champions League. Blancos aktualisht janë rekordmenë për prezentimin në aktin e fundit të turneut, duke qenë se diskutojnë finalen e 18 në histori. Për Dortmund është hera e tretë në një final, të cilën e kanë fituar vetëm një herë. Shumë pak krahasuar me mbretërit e kompeticionit me 14 trofe.

PRECEDENTËT

Skuadra spanjolle është kundërshtari me të cilin Borussia Dortmund është përballur më së shumti (14) në kompeticion, ndërsa Blancos kanë diskutuar më shumë ndeshje në turne vetëm kundër Bayern Munich (22) dhe Juventus (16).

Verdhezinjtë kanë fituar vetëm tre nga 14 ndeshjet e luajtura, me Real që ka fituar 6, ndërsa barazimet janë 5. Një statistikë shqetësuese, duke qenë se ndër skuadrat e përballura të paktën pesë herë në kompeticion, vetëm ndaj Manchester City, verdhezinjtë kanë një përqindje më të ulët suksesi (17%) se ajo kundër spanjollëve (21%).

Lexo më tej: “Dortmund i rrezikshëm, por dua Champions”: Ancelotti shigjeton edhe Leao: “Do ta kisha rrahur përditë”

Përplasja e fundit ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Real Madrid në Champions League daton në sezonin 2017/18. Atëherë, Blancos i fituan të dyja ndeshjet e fazës së grupeve (3-1 jashtë, 3-2 në shtëpi). Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka arritur t’i imponohet tjetrës për tre ndeshje radhazi në garë dhe kjo i jep shpresë të besuarve të Terzic.

STATISTIKAT

Në finale, merengues praktikisht nuk gabojnë me 14 fitore dhe në rast suksesi në Wembley, do të kenë më shumë se dyfishin e numrit të trofeve (15), ndaj çdo ekip tjetër: Milan është i dyti me 7. Borussia Dortmund është në finalen e tretë të Champions, nga të cilat ka një fitore në sezonin 1996/97 dhe humbje në atë 2012/13.

Në rast triumfi, Real Madrid do të mbetet i pamposhtur në një sezon të vetëm të Champions për herë të parë në historinë e tyre. Aktualisht, lojtarët e Carlo Ancelotti kanë tetë fitore dhe katër barazime në 12 ndeshje e, nëse ja dalin, do të barazojnë Barcelonën si skuadra e dytë spanjolle që fitojnë trofeun pa humbur asnjë ndeshje.

Borussia Dortmund e mbylli Bundesligën 2023/24, duke përfunduar në vendin e pestë. Skuadra verdhezi do të jetë skuadra e dytë gjermane që merr pjesë në një finale të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve me një pozicion kaq të ulët në renditjen në fund të një kampionati, pas Bayern Munich në 1974/75 (i 10-ti në atë rast).

Real Madrid ka qenë në disavantazh në rezultat vetëm për 7.5% të kohës totale të lojës në këtë Champions League (90 minuta nga 1200 në total). Kjo është përqindja më e ulët e regjistruar nga çdo kundërshtar tjetër. Los Blancos kanë fituar katër ndeshje me rikuperim në turneun actual. Vetëm Barcelona, në 1999/2000, dhe vetë Real Madridi, në 2016/17, kanë bërë më mirë (pesë fitore secila) në një edicion të vetëm të kompeticionit.

Në ndeshjet kundër Borussia Dortmund, skuadrat kundërshtare kanë goditur 12 herë shtyllat në këtë Champions League (nga këto, vetëm gjashtë nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinale). Numër rekord i shtyllave për një ekip në një sezon të vetëm në turne (i dhënë duke filluar nga viti 2003/2004).


8 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *