• |
ide | kryesore

“Baby Reindeer”: ‘Martha e vërtetë’ hedh në gjyq Netflix

Paparazzi, Slider


Fiona Harvey, gruaja që pretendon se është “Martha e vërtetë”, e cila përndjek komedianin Richard Gadd, ka hedhur në gjyq Netflix dhe kërkon një dëmshpërblim prej 170 milionë dollarësh.

Sipas padisë së siguruar nga ET, Harvey ka ngritur një padi në Kaliforni kundër Netflix, për s keqinformim, shkaktim stresi emocional, neglizhencë dhe dhunimin e të drejtës së saj.

Në padi, ajo synon shfaqjen që thotë se bazohet në ngjarje reale dhe atë që ajo e quan një përshkrim të rremë të saj si një ndjekëse që sulmoi seksualisht Gadin dhe u dënua me burg. Ajo gjithashtu pretendon se Netflix “fjalë për fjalë nuk bëri asgjë” për të konfirmuar historinë e tij, duke e lënë atë të vuajë pasojat.

“Thjesht, Netflix dhe Gadd ia shkatërruan reputacionin, karakterin dhe jetën e saj”, thuhet në padi.

“Harvey vazhdon të përjetojë ankth, makthe, sulme paniku, turp, depresion, nervozizëm,  dhe sëmundje të gjitha të shkaktuara drejtpërdrejt nga gënjeshtrat që janë thënë për të në “Baby Reindeer”. ”, thuhet në padi. “Harvey ka frikë të largohet nga shtëpia e saj ose të kontrollojë lajmet. Si rezultat ajo është bërë jashtëzakonisht e izoluar, nga frika e publikut, duke kaluar ditë pa lënë shtëpinë e saj.”

Një zëdhënës i Netflix i tha ET në një deklaratë të enjten, “Ne synojmë ta mbrojmë këtë çështje me forcë dhe të qëndrojmë pranë të drejtës së Richard Gadd për të treguar historinë e tij”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *