• |
ide | kryesore

I mori përmes mashtrimit para administratorit të një biznesi, arrestohet në Rinas 35-vjeçari

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Arrestohet i shpalluri në kërkim teksa tentoi të dilte nga vendi në Rinas. Mësohet se 35-vjeçari A.H ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë i ka marrë përmes mashtrimit një shumë parash administratorit të një biznesi.

35-vjeçari është kapur në Rinas në një tentativë për të dalë nga vendi ynë.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr..

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *