• |
ide | kryesore

Joe Jonas nxit aludimet për një romancë të re dashurie

Paparazzi


Joe Jonas duket se ka nisur një romancë të re dashurie pas ndarjes nga Stormi Bree.

Këngëtari i Jonas Brothers, 34 vjeç, u pa së fundmi  me një grua misterioze teksa po pushonte në Athinë të Greqisë. Në fotot e marra nga TMZ, dyshja u fotografua  duke u përqafuar dhe mbajtur për dore.

Dalja  vjen vetëm një javë pasi një burim konfirmoi për ET se Joe ishte beqar pas ndarjes së tij nga Bree, 33. “Joe Jonas dhe Stormi Bree nuk janë më bashkë,” tha burimi për ET. “Ka kaluar pak kohë që kur u ndanë.”

Këngëtari i  “Sucker” dhe modelja, e cila gjithashtu njihet si Stormi Henley, ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në janar, kur u panë së bashku në Cabo San Lucas, Meksikë, gjatë festës së Vitit të Ri. Në mars, dyshja i zyrtarizoi gjërat me një puthje ndërsa kalonin kohë së bashku në Australi, ku Joe u nis në turne me vëllezërit e tij, Kevin dhe Nick.

Gjatë romancës së tyre të shkurtër, dyshja nuk bënë asnjë konfirmim në rrjetet sociale. Megjithatë, fansat vunë re se Joe dhe Bree shpesh postonin foto nga i njëjti vend. Bree dhe vajza e saj 6-vjeçare, Gravity, të cilën e ndan me ish-in Lucky Blue Smith, u shfaqën së bashku me gruan e Nick, Priyanka Chopra, dhe vajzën e tyre, Malti, gjatë një takimi në shkurt.

Joe filloi lidhjen e tij me Bree katër muaj pasi ai bëri kërkesë për divorc nga Sophie Turner. Turner, 28 vjeç dhe Jonas u martuan në vitin 2019 në një martesë të improvizuar në Las Vegas. Ai paraqiti kërkesë për divorc në shtator 2023 dhe procedurat, duke përfshirë një marrëveshje të përhershme të kujdestarisë, janë ende në vazhdim. Së bashku ata janë prindër të dy vajzave, Willa dhe Delphine.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *