• |
ide | kryesore

Rilindja bën shakanë e radhës, njofton konkurs për drejtuesin e Gardës së Republikës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024. Megjithatë konkurset dhe Rilindja janë diametralisht të kundërta.

Pas 12 vitesh në pushtet, zor të mendosh se një konkurs këtu mund të funksionojë realisht. Të gjitha postet kryesore zihen me njerëz të parcaktuar dhe konkurset janë thjesht një farsë.

I tillë ishte dhe konkursi për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Siç ishte paralajmëruar, drejtor u caktua njeriu që kishte përzgjedhur Taulant Balla, jo detyrimisht kandidatura më e mirë. Këtë fat do të ketë edhe gjoja konkursi për kreun e ri të Gardës së Republikës.

Referuar njoftimit zyrtar, brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të posaçme. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe të aplikantëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës”, Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Kritere të përgjithshme:
a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal;
ç) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;
d) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.
Kritere të posaçme:
dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë;
e) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë;
ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
f) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën.

DOKUMENTACIONI
1.Kërkesë me shkrim e aplikantit drejtuar Ministrit të Brendshëm për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
2.Aplikimi duhet të jetë i plotë në mënyrë që të merret në konsideratë. Vlerësimi bëhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara.
3.Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet që gjenden në shpallje.

VLERËSIMI
Brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të posaçme. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe të aplikantëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 10 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim, për secilin kandidat, në përputhje udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024.

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri në 26 qershor 2024
Adresa elektronike: [email protected]


2 Comments

  1. Fjala konkurs , eshte bere aq qesharake sa edhe vete sekti mavi nuk e merr per baze por gajaset nga bemat e veta . Gjithçka eshte e paracaktuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *