• |
ide | kryesore

Përd*unoi shqiptaren, Robinho e jeta e në burg në Brazil: ja çfarë bën ish-sulmuesi i Milan

Sport
Robinho


Ish-sulmuesi ndër të tjera, i Real Madrid dhe Milan, Robinho po vuan dënimin me 9 vite burg në Tremembé për një përdhunim të kryer gjatë kohës që luante për kuqezinjtë në Itali. Pasi u arratis në Brazil për t’i shpëtuar burgut, ish-ylli i Selecao u dënua edhe në vendin e tij dhe tani pas hekurave po përpiqet të ndërtojë një jetë të re. Një jetë e re vite dritë larg shkëlqimit dhe pompozitetit të një futbollisti elitar…

ROBINHO E JETA E RE NË BURG

Robinho u dënua nga Gjykata e Lartë e Brazilit me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare, kryer në vitin 2013, në një klub nate në Milano. Ish-sulmuesi, pasi u dënua në Itali, u përpoq të shmangte burgun duke u kthyer në Brazil, por marsin e kaluar gjykata braziliane pranoi kërkesën e Italisë që ish-futbollisti të vuante dënimin në vendlindjen e tij.

Lexo më tej: Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për përdhunimin e shqiptares, frikë nga keqtrajtimet

Robinho tani po vuan dënimin e tij në Tremembé, i përcaktuar në Brazil si “burgu i njerëzve të famshëm”. Atje ai po përpiqet të rindërtojë një jetë larg futbollit dhe po ndërmerr kurse të ndryshme trajnimi për t’u bërë elektricist, duke rregulluar televizorë, radio dhe pajisje të tjera elektronike. Përveç kësaj, ai drejton një program leximi që u shpërndan libra të burgosurve të tjerë. Një mënyrë, ndoshta, për të marrë një dënim të reduktuar, ose të paktën për të hyrë në një regjim më fleksibël të paraburgimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *