• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Biden apo Trump, kë mbështesin vendet e tjera të botës

Arkiva, Lajme, Të fundit
biden


Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të madhe në vendet e tjera se ish Presidenti Donald Trump. Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43% besojnë se Presidenti Biden ‘do të bëjë gjënë e duhur për botën’, krahasuar me 28% që besojnë tek ish Presidenti Trump.

Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek Presidenti Biden, ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson ish Presidenti Trump. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse. Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77% në favor të Presidentit Biden dhe 68% për ish-Presidentin Trump.

Megjithatë mbështetja për Presidentin Biden ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Presidenti Biden këtë vit krahasuar me 2023. Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dher Hamasit. Në të 34 vendet ku u kryue anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57%. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Presidenti Biden të shpallte propozimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve.

Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish Presidenti Trump. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”. Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë. Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”. /VOA


5 Comments

  1. o ju qifsha motrat po kush e beson këtë propagandë idiote.
    Po të paktën bëjini tamam numrat se në Filipine e keni nxjerrë 135% totalin o ju qifsha gratë nbyth me kar zezaku

  2. Po pra, bota do nje xha Braho qe flet me hijet dhe ne nje mandat hapi 3 luftera dhe po e con boten drejt asgjesimit ne nje lufte te trete boterore dhe nuk dashka dike qe ne 4 vjet bota ishte ne paqe dhe asnje lufte nuk ndodhi.

    Mos beni lajme copy paste nga mainstreami sociakimunist o Lapsi.

    Fuck Joe Bide !!!

    TRUMP 2024 !!!

  3. Qe Xho Bideja ka qen dhe mbetet rrote Kari kete e din dhe te vetet..
    Po ky rrote kari sot nuk kupton asgje se i ka ik kaplloqj me kohe. Ky perdoret si sopate pa bisht nga sorrosianet lgbtqira qe e rrethojne per te arritur sa te munden dhe ja kan arritur deri sa burrat me taka i ke kudo ne administrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *