• |
ide | kryesore

Starton Euro 2024: Gjermania zbret e para në fushë kundër Skocisë, që kërkon të shesë lëkurën shtrenjtë

F1, Sport
Gjermania


Pritja e gjatë tani ka marrë fund. Euro 2024 më në fund fillon (14 qershor-14 korrik) këtë mbrëmje në orën 21:00 në Allianz Arena të Mynihut. Në fushë Gjermania organizatiore dhe Skocia. Edicioni në tokën gjermane do të jetë i 17-ti në histori dhe pas atij udhëtues në 2020 (më pas u zhvendos në 2021 për shkak të pandemisë Covid-19) do t’i rikthehemi normalitetit. Italia është kampionia në fuqi, Gjermania (së bashku me Spanjën) është kombi që ka fituar më shumë trofe (3).

Pavarësisht se është vendi pritës, Gjermania nuk është ndër favoritët. Faji është i Botërorit të fundit katastrofik, me eliminimin në raundin e parë dhe një Europian në 2021, që përfundoi në 1/8 kundër Anglisë. Për këtë rast, Toni Kroos bëri rikthimin në kombëtare dhe do t’i japë lamtumirën futbollit në fund të eventit. Nagelsmann ka vendosur të fokusohet në një përzierje eksperience (Kroos, Gundogan, Neuer, Muller, Rudiger dhe Kimmich) dhe lojtarëve të rinj premtues (Musiala, Schlotterbeck dhe Wirtz).

Lexo më tej: Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja, Rudiger e Fullkrug gati rrihen

Për Skocinë, kjo është pjesëmarrja e katërt pas atyre të viteve 1992, 1996 dhe 2020. Skocezët do të përpiqen të shesin lëkurën shtrenjtë, edhe pse nuk e kanë kaluar asnjëherë fazën e grupeve. Pasi humbi Ferguson për shkak të dëmtimit, elementët më të rëndësishëm mbeten Robertson (mbrojtësi i majtë i Liverpool), McTominay (mesfushori i Manchester United), playmaker-i Billy Gilmour (Brighton) dhe qendërmbrojtësi i Real Sociedad, Kieran Tierney.

TROFETË EUROPIANË

Nga edicioni i parë në vitin 1960 e deri më sot, 10 ekipe kombëtare kanë fituar trofeun e ‘Henri Delaunay Cup’ për nder të sekretarit të parë të përgjithshëm të UEFA-s dhe promovuesit të edicionit të parë të ngjarjes. Lista e nderit tregon tre fitore për Gjermaninë (dy si Gjermania Perëndimore, 1972 dhe 1980, dhe një pas ribashkimit, në 1996) dhe Spanja (1964, 2008, 2012), dy fitore për Italinë (1968, 2021) dhe Francën (1984, 2000), një fitore për Bashkimin Sovjetik (1960), Çekosllovakia (1976), Holanda (1988), Danimarka (1992), Greqia (2004) dhe Portugalia (2016).

FORMACIONET E MUNDSHME

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Andrich, Kroos, Gundogan; Musiala, Wirtz; Havertz. Ct. Nagelsmann.
Skocia (3-4-2-1): Gunn; Porteous, Hendry, Tierney; Ralston, McGregor, Gilmour, Robertson; McGinn, McTominay; Adams. Ct. Clarke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *