• |
ide | kryesore

Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër

F1, Sport, Video
Gjermania


Gjermania organizatore shkatërroi Skocinë 5-1 në ndeshjen hapëse të Euro 2024 dhe e nisi me këmbën e duhur. Në Allianz Arena të Mynihut nuk kishte histori, me gjermanët që u kujdesen të mbyllnin çështjen skoceze në 45 minutat e para. E dyta ishte praktikisht një dominim total dhe finalja një 5-1 që paralajmëron të gjithë pretendentët e Euro 2024.

Në minutën e 10′ Wirtz zhbllokoi ndeshjen me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës, ndërsa Musiala dyfishoi epërsinë në minutën e 19′ me një goditje nën traversë. Në minutën e 44′ Porteous rrëzoi Gundongan në zonë. VAR, që më parë kishte kthyer një penallti në goditje dënimi jashtë zonës për faullin ndaj Musiala, thërriti arbitrin Turpin, i cili akordoi penallti dhe përjashtoi mbrojtësin për faullin ndaj mesfushorit të Barcelonës. Havertz nuk gaboi nga pika e bardhë (46′). Pjesa e dytë ishte diçka më shumë se thjesht stërvitje dhe ka lavdi edhe për Fullkrug, që firmosi pokerin në minutën e 68′. Në minutën e 87′ erdhi autogoli fatkeq i Rudiger me kokë, që i dha britanikëve kënaqësinë e golit të nderit. Në minutën e 93′ pastaj Emre Can shënoi një gol të mrekullueshëm, që ktheu diferencën e madhe në favor të Nationalmannschaft.

Lexo më tej: Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja, Rudiger e Fullkrug gati rrihen

ÇFARË DEBUTIMI

Gjermania e nis në mënyrë të shkëlqyer Europianin “e tyre”. Shi golash përballë Skocisë së shkretë dhe një shfaqje e mrekullueshme nga kampionët e Nagelsmann. Në Allianz Arena të Mynihut, ndeshja hapëse e Euro 2024 përfundoi 5-1 për gjermanët të cilët e mbyllin sfidën që në pjesën e parë me golat e Ëirtz, Musiala dhe Havertz me penallti (Porteous u përjashtua me me VAR). Britanikët ishin inekzistent, pavarësisht brohoritjeve emocionuese në tribuna. Fullkrug u fut në fushë dhe shënoi në pjesën e dytë, ndërsa VAR i hoqi kënaqësinë e dygolëshit. Më pas erdhi autogoli i Rudiger dhe goli i Emre Canit në fund. E Gjermania tashmë i tremb të gjithë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *