• |
ide | kryesore

Juventus bën goditjen e dyfishtë: me Douglas Luiz, vjen edhe partnerja e tij, super ylli Alisha Lehmann

Sport
Lehmann


Juventus synon të bëjë një revolucion të madh në skuadër në këtë sesion të merkatos së verës. E kjo në gjithë kuptimin e fjalës, sepse drejtuesit nuk po mendojnë vetëm për skuadrën e meshkujve, por edhe për atë të femrave, me një skenar të bujshëm: Alisha Lehmann.

GODITJA E DYFISHTË

Objektivi i Juventus është i qartë: të nënshkruajë me çdo kusht me mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz. Braziliani kërkohet fort nga Thiago Motta për të forcuar mesfushën. E bashkë me të mund të vijë edhe partnerja e tij Alisha Lehmann. Futbollistja zvicerane luan gjithashtu për Aston Villa Women dhe mund të ndjekë të njëjtën rrugë si i dashuri i saj.

Lexo më tejJuventus siguron Douglas Luiz: akord me lojtarin, McKennie e Iling te Aston Villa

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)


ALISHA, RRIT MARKËN SOCIALE TË JUVENTUS WOMEN

Zviceranja fiton më shumë jashtë fushës sesa me karrierën e saj futbollistike. Shumë e njohur në rrjetet sociale edhe për shkak të pamjes së saj fizike, ajo fiton rreth 300 mijë dollarë për postim dhe tashmë xhiroja e saj ka kaluar një milion dollarë. Gjithmonë në qendër të betejave sociale, Lehmann tërhoqi vëmendjen e sponsorëve të mëdhenj. Juventus dëshiron t’i rikthehet fitoreve edhe në fushën e femrave dhe me ardhjen e mundshme të Alisha, do t’i jepte gjithashtu një kthesë mediatike dhe një rritje të çmendur markës së Juventus Women. Një goditje e stilit Ronaldo, por me nuanca rozë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *