• |
ide | kryesore

Aksident i dyfishtë në aksin Gjakovë-Klinë, plagosen 7 persona

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Gjakovë-Klinë. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj. Ai shtoi se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *