• |
ide | kryesore

FOTO/ Adoleshenti i Juventus Huijsen i lidhur me aktoren ‘hard’: Smeraldi është 5 vjet më e madhe

Sport
Smeraldi


Mbrojtësi i Juventus, në pjesën e fundit të sezonit i huazuar te Roma, ka marrë qendrën e vëmendjes për çështje jashtë futbollit. Adoleshenti është i kërkuar në merkato në fakt, por nuk është kjo arsyeja përse 19 vjeçari po evidentohet. Huijsen u ngjit në krye të faqeve të gossip, pasi është parë në shoqërinë e një aktore të botës ‘hard’, Martina Smeraldi.

I NDROJTURI HUIJSEN DEL NGA GUASKA

Me fytyrën e një djali të mirë, me natyrë të ndrojtur dhe të rezervuar, Daen Huijsen është protagonist i thashethemeve të para të verës, në faqet e para të siteve të specializuara për lajme sensacionale. Nëse e ardhmja e tij në futboll ende nuk është shkruar, ajo e jetës së tij të dashurisë duket se është e qartë. Me pushime në Mykonos, ishulli i argëtimit dhe i ekseseve, mbrojtësi i Juventus ka vendosur të dalë nga guaska e tij dhe t’i lejojë vetes disa “paudhësi”. E kështu ai është fotografuar në shoqërinë e një aktoreje të njohur me drita të kuqe, shumë e njohur nga të rinjtë. Po flasim për Martina Smeraldi.

KUSH ËSHTË MARTINA SMERALDI

Martina Smeraldi është një vajzë 24 vjeçare e njohur në botën e filmave për të rritur. Pavarësisht gjatësisë 161 cm, vajza ka format e duhura që çmendin fansat. Jo vetëm një aktore hard, por ajo është edhe një influencuese shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Kjo është femra që e ka bërë mbrojtësin e ri të humbasë mendjen. Huijsen nuk është fshehur dhe në Mykonos ka ecur lirisht me të në krah. Një çift i ri në horizont? Koha do ta tregojë, por tani për tani ata të dy janë mbreti dhe mbretëresha e thashethemeve verore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *