• |
ide | kryesore

Banorët e Xhafzotajt në protestë, tre javë pa ujë të pijshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
protestë


Banorët e Xhafzotaj në Durrës, kanë protestuar pasi prej tre javësh nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre.

Të grumbulluar në qendër të komunës burra gra dhe fëmijë me karroca e bidona të duar, kërkojnë zgjidhje pasi prej tri javësh janë pa ujë të pijshëm.

Ata shprehen se ujë vjen në depot e Ujësjellësit, por ai shkon në zonat bregdetare për shkak të nisjes së sezonit turistik, duke e lënë ata pa ujë.

Banorët kërkojnë zgjidhje nga institucionet vendore për situatën e krijuar, pasi rritja e temperaturave vështirëson jetën e tyre.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *