• |
ide | kryesore

Dosja/ Burri i Elisa Spiropalit punësoi Klodian Zoton në Ujësjellësin e Fierit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një kredi me vlerë 5 milion euro, e marrë nga Ujësjellës Kanalizime Fier që drejtohej nga Salarjon Totaj, burri i ministres Elisa Spiropali, ka shqetësuar Baftjar Zeqajn, që në atë kohë drejtonte bashkinë e Fierit.

Kredia është marrë nga UKF-ja me qëllimin e vetëm për të blerë matësat e rinj të ujit, që do vendoseshin në çdo subjekt që lidhte kontratë me UKF-në.

Emri i Salarjon Totaj, në veprimtarinë e dyshimtë të drejtimit të UKF-së dhe bashkëpunimin e tij me Klodian Zoton për blerjen e sahatëve matës të ujit në Fier, ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë nga Baftjar Zeqaj në SPAK.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno mëson se aktualisht burri i ministres Spiropali, nuk drejton më Ujësjellësin e Fierit, por sipas dëshmisë së Zeqajt, ai dukshëm ka pasur një raport të ngushtë me Zoton, pasi përmes bordit drejtues ka marrë një kredi 5 milion euro, me qëllim blerjen e matësave të ujit.

Matësat e ujit janë marrë pikërisht tek kompania e Klodian Zotos, për të cilën negocionte takime me zyrtarët e shtetit dhe Arben Ahmetaj, që në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë.

Sipas dosjes së SPAK, gjatë kësaj kohe Klodian Zoto është punësuar pranë Ujësjellës Kanalizime Fier, duke mbajtur detyrën e Këshilltarit Ligjor i Drejtorit të Përgjithshëm Salarjon Totaj, me kohë të pjesshme nga data 14 janar 2013 deri në 1 Gusht 2014. Ky emërim është bërë nga vetë Salarjon Totaj përmes urdhrit Nr. 44/4.

Kjo tregon se këta dy individë kanë pasur një raport të afërt mes njëri-tjetrit, ku Zoto këshillonte dhe Totaj firmoste planet ekonomike në UKF-ë.

Por ndryshe nga qëndrimi juridik që SPAK ka mbajtur për Klodian Zoton duke ngritur ndaj tij disa akuza, ndaj Salarjon Totaj, burrit të ministres Spiropali nuk është ngritur asnjë akuzë penale.

Aktualisht Salarjon Totaj nuk mban më postin e drejtorit të UKF-së, por ka hapur një kompani konsulence në mes të kryeqytetit.

Në dëshminë e tij të dhënë në SPAK, Baftjar Zeqaj, ka treguar se:

“…Unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellës Kanalizime Fier, do të merrte një kredi për sahatet. Për dy arsye, së pari ne si Bashki kishim një marrëdhënie shumë të mirë me Bankën Gjermane KFV, pasi investimi i saj kishte nisur dhe ishte në formë kredie, po kështu ishte në fazën përmbyllëse të Ujësjellës Kanalizime Fier. Në atë kohë, nga Bashkia në bashkëpunim me KFV, po punohej për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Edhe banka gjermane, u shqetësua se po merrej një kredi tjetër dhe ndërkohë që ishte duke u shlyer kredia e tyre, Bordi mori vendim për kredinë e re në vlerën 5 milion Euro. Momenti i dytë që u shqetësova ishte se nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk kishte pse të nevojteshin sahatet në këtë moment. Se dhe Bordi këtë kredi, e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri, Salarjonin…”.

Baftjar Zeqaj, një nga figurat më të njohura politike në qytetin e Fierit, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë së Posaçme, që do thirret në gjykatë për të provuar akuzat e prokurorisë kundër ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe dy biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

Zeqaj është marrë në pyetje në muajin nëntor 2023 si ish-kryetar i bashkisë së Fierit, të cilën e ka drejtuar për tre mandate me radhë.

Ai ka treguar raportet institucionale dhe politike me Arben Ahmetaj, njohjen me të, duke shtuar se kurrë nuk e ka pasur shok. Ndërsa për dy biznesmenët Mërtiri dhe Zoto, Baftjar Zeqaj ka pohuar në SPAK se nuk i njihte.

Por në disa komunikime telefonike që Arben Ahmetaj, ka pasur në muajin shtator 2012 me Baftjar Zeqaj, së bashku kanë shkëmbyer këto mesazhe si më poshtë vijon:

Arben Ahmetaj: I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri. Ben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Kur të mbarojë, ulemi për kafe me Klodin? Ben Ahmetaj.

Baftjari Fier: Po

Arben Ahmetaj: Ok, të falënderoj shumë.

I pyetur në SPAK në 13 nëntor 2023, ish-kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ka deklaruar se:

“…prej vitit 2003 deri në vitin 2015, kam qenë Kryetar i Bashkisë Fier. Për një periudhë 6 mujore kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës “Albpetrol”. Nuk e mbaj mend vitin e saktë se kur kam qenë Drejtori i Kompanisë së Naftës “Albpetrol”, por kujtoj se kam dhënë dorëheqjen përpara se të bëhesha Deputet…”.

Më tej Baftjar Zeqaj tregon se:

”…Arben Ahmetaj, e kam njohur prej shumë vitesh si anëtar të Partisë Socialiste dhe rolin që ai ka pasur në PS. Unë me Arbenin nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore, por marrëdhënia jonë, ishte zyrtare për shkak të interesave të punës dhe të Partisë që përfaqësonim….nuk e mbaj mend të jem ulur me të për shkak se nuk kemi qenë shokë…”

Baftjar Zeqaj ka folur dhe për Salarjon Totën, burrin e ministres Elisa Spiropalit, duke thënë se ai ishte kundër zgjedhjes së tij në krye të UKF-së. Zeqaj në dëshminë e tij dhënë në SPAK ka deklaruar se:

“…Salarjonin e njoh herët, pasi është djali i shokut tim, Luan Tota. Më pas unë e njoh si Drejtor të Ujësjellës Kanalizime Fier, periudhën nuk e mbaj mend. Zgjedhja e tij, si Drejtor i UKF është bërë nga Bordi i Ujësjellësit dhe dua të sqaroj se Ujësjellësi, nuk ka qenë institucion në varësi të Bashkisë Fier, ku unë edhe mbaja pozicionin e Kryetarit. Dua të sqaroj se në kohën kur Salarjoni u bë drejtor, unë kam qenë kundër këtij vendimi. Në momentin që ai u bë Drejtor i UKF, unë nuk kam pasur më marrëdhënie me të. Bordi i Ujësjellësit zgjidhet nga Këshilli i Bashkisë Fier, por kujtoj se Kryetar i Bordit të Ujësjellësit, ka qenë Xhevit Bushi, anëtar Kozma Sako, ndërsa anëtarët e tjerë, nuk i mbaj mend”.

Ndërsa në lidhje me me Klodian Zoton deklaron Zeqaj ka pohuar se:

“… unë emrin e tij, e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend të jem takuar me të …nuk njoh asnjë kompani të Klodian Zotos, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier, të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij…”.

Në lidhje me Klodian alias Mirel Mërtirin, ish-kryetari I bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj ka deklaruar se:

“…unë emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në media. Nuk kam marrëdhënie shoqërore apo fisnore me të, si dhe nuk e mbaj mend te jem takuar me të …nuk njoh asnjë kompani të Klodian apo Mirel Mërtiri, si dhe nuk di që ndonjë punë të Bashkisë Fier të jetë bërë nga ndonjë kompani e tij….”

Ndërkohë në lidhje me mesazhet e shkëmbyera me Arben Ahmetaj, Zeqaj ka deklaruar në SPAK se:

“…në mesazhin e 13 shtatorit 2012, ku Arben Ahmetaj më ka kërkuar për t’u ulur në kafe me të dhe me Klodian Mërtirin, unë nuk mbaj mend të jem ulur. Po kështu, sipas komunikimeve të 15 shtatorit 2012, Arben Ahmetaj, më ka kërkuar për kafe sërish me Klodian Mërtirin, por unë nuk e mbaj mend që të jem ulur…”.

I pyetur në lidhje me faktin se sipas komunikimeve të 15 shtatorit 2012, në orën 10:17 parimisht kanë rënë dakort për t’u ulur në kafe Baftjari. Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri, e më pas në orën 12:06, Arben Ahmetaj, dërgon një mesazh me përmbajtje “…Të falënderoj shumë…”. përgjigjet se: “…Nuk e di fare, nuk e bëj dot lidhjen...”/Oranews


12 Comments

    1. shteti eshte i yni..ishte njelloj kur Berisha ishte KM eshte njelloj kur Rama eshte KM..Komentet ne cdo artikull te kane tredhur trute

  1. Shoh dy fytyra si kerma. Kjo elpiçka spirdhopali duhet te ishte tek 325 vetem per pjesen kur ishte ne krye te doganave…. Po ti hyjme te tjerave nuk ka oqean qe e lan kete shurre

  2. Te qifte “skenderbeu me vellane Olsin” te qifte o shurre femer… Saliu kishte pederat e vet, ju jeni kurvat e “Skenderbeut dhe Olsit”

  3. Eshte konsulent i madh ky burri Elises. Shume i zoti. Mund te konsultoje si te vjedhesh, si ti fshehesh parate e vjedhura, si ti harxhosh ato ne bixhoz. Madje mund te te konsultoje edhe si ta kalosh merzine kur ta q… grune shefi

  4. Me urdher te Edi Rames buri I Elises dorezon Elisen Mgonigali😂😂 thotë:

    Ky “Buri “E.S.P.K. Ja dorezoi ne hotel gruan Pra Elisen me cante me dollare dhe per orgji me MGonigal !

  5. Keqardhje per Elisen e gjore u shfrytezoka nga dy tutore!!PRANDAJ E KA LENE AI I "madhi" te vjedhi qe ta Kate me te lehte per ta urdheruar!!!TURP! thotë:

    PO TE JETE E VERTETE KJO DUHET HETUAR !!KJO E PASKA BURRIN TUTOR !!

  6. Ngan fustan pa lare dhe Era shurre Elisa u kthye e veshur me ar dhe shurren tani e parfumos me Versace!

    1. O ti ora 19.55, lexove gje se une jam me filanin apo fistekun? Se ti e shume te tjere jeni mesuar si kopila ti vishni tjetrit ato qe te pelqejne ty. Zakon i keq qe del me shpirtin.O e ben se je toc, ose me taten, pidh some.

  7. Edhe Mertiret aty punonin.vellaj Mirelit ishte shefi qe monotone sahatet e Zotos.Aty ishte vjedhje dhe korrupsion I gjall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *