• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk tërhiqem nga padia, Britania më shpalli “non grata” pa prova

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në një intervistë për AlbUkTv për vendimin ‘non grata’ të Britanisë së Madhe ndaj tij. Gjatë bisedës Berisha deklaroi se, nuk ka asnjë provë ndaj tij, ndërsa SIAC nuk ka parë dosjen e dërguar nga ai në Londër, me prova dhe fakte që kundërshtojnë vendimin ndaj tij.

“Dua të sqaroj që në fillim kur sekretari Blinken dizenjoi Sali Berishën dhe familjarët e tij për të ndaluar hyrjen në SHBA, unë kam vendosur dy parime. I pari, asnjë lobim, zero. Parimi i dytë padi në gjykatë për shpifje ndaj sekretarit të DASH, Antony BlinkenKur ky vendim u përsërit në Britaninë e Madhe, unë deklarova se mbase vendimi kishte në bazë traktakin e 5 syve, vendet anglosaksione ndjekin të njëjtin vendim për çështje sigurie.

LEXO EDHE: Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe

Por Alistar-King Smith së barku me Norman Duncan, që janë aktorët kryesorë të këtij akti, reagoi dhe tha ne kemi faktet tona. Meqë thua e humba, nuk dihet e humba apo jo. Pse? Kërkoj nga ju dhe bashkëkombasit e mi në Britani të më dëgjojë pak se çfarë shkruan SIAC për këtë proces. Në paragrafin 9 të vendimit të tij, SIAC thotë: Çështja e dytë paraprake që doli nga departamenti i Home Office, pra SIAC nuk shqyrtoi mijëra faqe provash të paraqitur nga avokatët e mi dhe tre deklarata dëshmitarësh që rrëzonin dosjen britanike.

Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë në përputhje me marrëveshjen çdo dokument të kërkuar dhe departamenti i Home Office, çfarë ka bërë, i ka pranuar, por nuk ja ka paraqitur sekretares siç thotë SIAC në vendimin e tij në nenin 9 sekretares që ajo të mos njohë të vërtetën. Çështja e dytë e madhe që doli thotë, se kërkesa e Home Office që tre deklarata dhe mijëra faqe dokumente që përbanin prova, të mos pranoheshin sepse nuk janë paraqitur para sekretares.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Pse Berisha duhet të tërhiqet

Tani këtu kemi të bëjmë me një atavizëm që për fat të keq ka lindur në Londër tre shekuj më parë që quhet, gjyqi i kangurit. Kam bindjen që këtë qëndrim SIAC-ut ja dikton ligji, dhe nuk është një shkruarje e ligjit nga gjyqtari. Kam sjellë çdo provë që hedh poshtë si të turpshme akuzat e bëra. Kam dokumentin që ua kam dorëzuar avokatëve të mi, se punonjësi që ka firmosur për përjashtimin tim, i kërkon zyrës së Norman Duncan, ish-ambasadori britanik në Shqipëri, se ku i bazoni këtë vendim, i thotë se janë telegramet diplomatike.

Kur punonjësi i kërkon këto telegrame diplomatike, i thonë se janë zhdukur. Nuk ishin zhdukur, se nuk mund të zhduken, por meqë nuk kishin asnjë provë, u preferua të thonin që, janë zhdukur. Doja që të padisja për shpifje sekretaren e Home Office për vendimin ndaj meje, por avokatët më thanë se nuk mund të paraqitësh asnjë çështje në sistemin britanik pa kaluar në SIAC, dhe unë ndoqa këtë këshillë.

Nëse do ishte një sistem që pranonte padinë time, unë nuk do të isha fare në SIAC dhe parlamenti britanik bëri një raport. Në këtë raport parlamenti britanik thotë se, gangsterët e firmave piramidale të 1997 të Tiranës, se bankierët, financierët e Cityt që u sollën në mënyrë identitike si gangsterët e Tiranës nuk pësuan asgjë, ndërsa në Tiranë u futën në burg. Beteja ime vazhdon, dhe prap kam besim tek drejtësia Britanike, do të konsultohem me avokatët e mi.

Unë prap do ta ndjek çështjen me parlamentin Britanik, me mediat britanike ato të cilat duan ti shkojnë të vërtetës, të investigojnë janë shumë të mirëpritura, nuk e ndërpres unë betejën e time. Nuk e kam bërë unë betejën për të drejtën për të udhëtuar në Britani, por e kam bërë për të luftuar mafian shqiptaro-britanike, zyrtare”, – deklaroi kryetari i PD-së. /LAPSI.al 


7 Comments

  1. Home office akuzon saliun per lidhje me krimin dha korrupsion dhe i ndalon hyrjen ne Mbreterine e Bashkueme.
    Saliu pajton Zaiwalla & Co (nje nga firmat me te mira ne Londer per International Arbitration) dhe padit Home Office per kthim vendimi.
    Shkalla e pare e gjyqesorit ne seance te hapur dhe te mbyllur i jep te drejte Home Office.
    Avokati i respektuar shqiptar ne Londer Naim Hasani thote qe faktet e Home Office ishin pakundershtueshme dhe te miredokumentuara qe nga viti 1996.
    Saliu dhe talibanet e shqupit vazhdojne avazin. Me the e te thashe, po te ishte ashtu e po te ishte keshtu. Rrotat e karit i morin njerzit per budallenj dhe fillojne me avazin e vjedhjes se votave kur humbin zgjedhjet.

    1. Pse genjen mor bir bushtre. Akoma nuk ka asnje vendim gjykate. Apelimi eshte bere fillimisht ne institucionin qe ka marre vendimin. Tani qe ai e hodhi poshte i hapet rruga qe ceshtja te shkoj ne gjykate.
      Nese keto qe thua ti jane te verteta atehere pse nuk na thua gjykatën ku eshte marre vendimi dhe numrin e ceshtjes, ne menyre qe te njihemi vete me aktet e ceshtjes.
      Ju vetem te genjeni e te shpifni dini, rrace e felliqur…

      1. Special Immigration Appeals Commission eshte shkalla e pare e gjyqesorit.
        Shkruje me nji cop leter dhe fute te pidhi me gjiz i grus tate per mos e harue..

        1. Po ti vet e shkruajtje “Commission” dhe jo “Court”.
          Dhe perbehet nga:
          a senior judge and 2 other commission members, who will decide on your case
          Ju rrenen, shpifje dhe mashtrimin e keni ne gjak…
          Komisioni nuk ka aspak lidhje me gjykaten, nga 3 antare vetem njeri eshte gjygjtar.

  2. Per gjithe komentatoret qe e urrejne Salen, per nje moment mbani hovin dhe sado qe ta urreni pyesni veten; Kane tre vjet qe e kane shpallur non grata, por nuk kane paraqitur asnje prove, perse nuk i sjellin ato prova me te cilat e kane denuar dhe bien rehat te gjithe. Por sikurse po vertetohet nuk kane asnje prove dhe pa pike turpi te vetmin argument kane qe njeri qe ka shkelmuar nje dere qenka me krahun e Berishes dhe per kete duhet te shpallet non grata. Keto brockulla vetem delet mund ti hane😉

    1. Edhe sikur vete personalisht Berisha ta kishte shkelmuar deren ky nuk eshte argument per ta shpallur non grata.
      Ka mbaruar koha e kolonive…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *