• |
ide | kryesore

Shisnin ilaçet e spitalit Onkologjik te privati, vendosen masat për tetë personat e përfshirë

Lajme, Të fundit


Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë skemën e shitjes së ilaçeve të spitalit Onkologjik te subjektet private.

Gjykata e Tiranës vendosi masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në spitalin onkologjik të QSUT-së, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës. Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qënë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët.

Masat e sigurisë u dhanë pas një hetimi, ku u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale. Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapie) për të provuar dyshimet se ilacet spitalore shiteshin tek privati. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

 


5 Comments

  1. Po bravo e madhe. Tani mjeksia do behet super sistem. Ah damllaja qe nuk ju bie. Te tilla fenomene jane mese te zakonshme ne cdo spital

    1. Po o pall tirone po. Mjeket te vdesin dhe te rrojn ministret dhe politika.. po nuk e kupton qe peshku esht prish nga koka

  2. Bëjnë se janë rilindas dhe i
    lejon kryerilindasi por siç duket muti ka shkuar mullar dhe nga denoncimet dhe osht kujtu prokuroria. Të shohim çar do katranosin.
    Do pëlqeja ti hiqej titulli i mjekut këtyre të ashtuquajturit mjekë për nja 10 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *