• |
ide | kryesore

Video/ Balotelli lë nam i dehur rrugëve: rrëzohet dhe nuk arrin të ngrihet dot

Sport, Video
Balotelli


Pas historisë, ndoshta të diskutueshme, të publikuar në Instagram pak kohë pas humbjes së Italisë ndaj Zvicrës në Euro 2024, Mario Balotelli u bë protagonist i një episodi të përjetësuar nga disa kalimtarë. Edhe këtë herë ish-super Mario u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

BALOTELLI RRËZOHET, VIDEO BËHET VIRALE

Teksa po ecte nëpër rrugët e Lignano Pineta, ku ndodhet me pushime, Balotelli u përjetësua në momentin në të cilin, dukshëm i dehur, humbi ekuilibrin dhe përfundoi duke rënë në rrugë pa mundur të ngrihej dot.

Lexo më tejVideo/ Makina e shkatërruar, Balotelli del duke u lëkundur: SuperMario refuzon alkool-testin

Video e publikuar nga një kalimtar u pasua nga reagimi ironik i përdoruesve në rrjetet sociale: “Ka kaluar një mbrëmje të mrekullueshme”, “Dukshëm i dehur” e sërish “Edhe kështu është në formë më të mirë se sulmuesit e Kombëtares”. Me pak fjalë, si brenda dhe jashtë fushës, Mario arrin gjithmonë t’i bëjë njerëzit të flasin për të.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *