• |
ide | kryesore

“Unë do isha përjashtuar për shumë më pak”: Balotelli zemëron interistët dhe bën ‘leckë’ mbrojtësin Dimarco

Sport
Dimarco



Mario Balotelli duhet t’i ketë zemëruar interistët kur foli për TvPlay dhe shprehu mendimin e tij për atë që ndodhi në Inter-Verona. Sulmuesi ka komentuar kontaktin mes Bastoni dhe Duda e deri te qëndrimi i Dimarco, i cili festoi në fytyrën e kundërshtarit pas penalltisë së humbur nga Henry.

BALOTELLI I BËN MORAL DIMARCO

Mario Balotelli ishte i ftuar dje në Vox to Box, një program i transmetuar në TvPlay. Padyshim atij iu kërkua mendimi për atë që ndodhi në Inter-Verona. Gjëja e parë që Supermario nënvizoi ishte qëndrimi i pahijshëm i Federico Dimarco, pas penalltisë së humbur të Henry, që rezultoi me kërcënime me vdekje për lojtarin e Veronas.

Lexo më tejMoviola di Inter-Verona, Cesari ngel në klasë arbitrin e VAR: “Goli duhej anulluar, penalltia e drejtë”

Balotelli në lidhje më këtë situatë tha: “Festimi i Dimarco është absurd. Nuk mund të sillesh në këtë mënyrë, nuk festohet në fytyrën e askujt”.

OPINIONI MBI KONTAKTIN DUDA-BASTONI

Nuk mund të mungonte një pyetje për rastin më të debatuar të momentit: kontakti Bastoni-Duda në golin e fitores së Frattesi. Për këtë Balotelli nuk ndryshon nga ajo që thonë shumica dërrmuese e ekspertëve: “Faulli i Bastoni ndaj Duda është flagrant. Nuk është një ndërhyrje e dhunshme, nuk e dëmton kundërshtarin, por është një faull flagrant. Është një ndërhyrje me topin larg. Unë jam përjashtuar për shumë më pak. Ky është faull për të kuq, pikë. Për faullin e Bastonit, ose nuk e kuptuan ose nuk i dinë rregullat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *