• |
ide | kryesore

Dosja/ Çfarë ndodhi para vrasjes së 18-vjeçarit në Shkozë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të rinjtë për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi në Shkozë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të këtij viti, ku Dervishi mbeti viktimë pas një sherri të ndodhur në rreth rrotullimin e Shkozës, mes dy grupe të rinjsh.

I riu u godit me thikë sapo doli nga makina, dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. Shkak i sherrit mes dy grupeve të të rinjve është bërë një vajzë.

Vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës, të dy grupet jam shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment, grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjecare që ishte në një lidhje me 20-vjeçarin.

Sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikte të mëparshme.

NJOFTIMI I PLOTE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.

Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.

Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.

Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.

Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.

Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *