• |
ide | kryesore

Rrugët e mbetura rrugëve/ Unaza lindore ende e papërfunduar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Unaza



Në gusht të vitit 2022 Edi Rama deklaroi hapjen e plotë të lotit 2 të Unazës lindore të Tiranës.

Kryeministri publikoi pamje nga kjo pjesë e Unazës në Facebook. Segmenti i unazës nga TEG-u në Shkozë dukej i përfunduar.

Por ka kaluar një vit nga deklarimi i kryeministrit, dhe faktikisht kjo rrugë nuk ka përfunduar.

Një verifikim i lehtë i rrugës nga Shkoza në drejtim të Farkës zbulon një situatë krejt ndryshe.

Sapo kalon mbikalimin e Shkozës rruga ngushtohet nga katër korsi në dy. Rruga kthehet në kantier.

Ka kaluar një vit nga hapja e këtij segmenti. Zgjidhja duket akoma larg.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *