• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni fotografohet për herë të parë me partnerin e ri

Paparazzi, Slider


Chiara Ferragni është fotografuar për herë të parë me Andrea Bisciotti-n,  me të cilin përflitet se është në një romancë.

Në një foto , influencuesja dhe ortopedi duken të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Kjo është fotoja e parë e tyre pas aludimeve se dyshja kanë nisur një romancë dashurie.

 

Sipas burimeve, Andrea dhe Chiara kanë vetëm pak kohë që kanë nisur historinë e dashurisë. Thuhet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.

Lajmi për këtë romancë vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo. Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram foto të saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *