• |
ide | kryesore

Foto e aksidentit fatal me ski, shantazh ndaj familjes Schumacher: arrestohen babë e bir

F1, Sport
Schumacher


Tentativa e fundit e shantazhit kundër familjes së Michael Schumacher ka patur lidhje me kërcënimin e publikimit të fotove të aksidentit të rëndë me ski të vitit 2013, që ndryshoi jetën e ish-kampionit të Formula 1. Ky është lajmi i bujshëm i zbuluar nga e përditshmja gjermane Südkurier. Në 19 qershorin e kaluar, dy persona, babë e bir, u arrestuan të akuzuar se u përpoqën të shantazhonin familjen e Schumacher. Sipas prokurorisë së Wuppertal, të dy kishin pretenduar se kishin dosje “të cilën familja do të ishte e interesuar të mos e publikonin”. Për të mos publikuar dosjet në darknet, familja e ish-pilotit të Formula 1 duhet t’u paguante shantazhuesve disa milionë euro. Për të forcuar kërkesat e tyre, shantazhuesit u dërguan disa ‘file’ viktimave të tyre.

Lexo më tej“Kemi dosje kompromentuese”: shantazh ndaj familjes së Schumacher, pas kësaj fshihen një baba dhe i biri

Sipas Südkurier, dosjet tregojnë ish-pilotin e Formula 1 në momentin e aksidentit të tij gjatë skive. Prokuroria tha se janë sekuestruar prova të cilat “tregojnë, ndër të tjera, dosje fotografike nga sfera private e familjes së Michael Schumacher”. Prokurori Wolf-Tilman Baumert shtoi se ai nuk dëshiron të bëjë deklarata të mëtejshme “për arsye taktike hetimi”. Hetimet janë ende “intensive”, tha Baumert dhe “do të vazhdojnë dhe gjithashtu kërkojnë një shkallë të caktuar fshehtësie”. Përsëri sipas Südkurier, një nga shantazhuesit e supozuar të Schumacher është një roje sigurie i një klubi nate të njohur në Constance, Baden-Wurttemberg.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *