• |
ide | kryesore

Nagelsmann kërkon të mundë kundërshtarin në pikën e fortë: “Me Spanjën duam zotërimin e topit”

F1, Sport
Nagelsmann


Një përplasje mes dy skuadrave më në formë të Euro 2024, do t’i japë start çerekfinleve të kompeticionit. Gjermania e Spanja do të synojnë kalimin në 4 më të mirat e kampionatit, edhe pse vendasit e dinë se luajnë kundër një rivali që kanë 36 vjet që nuk e mundin në ndeshje kompetitive. E megjithatë Julian Nagelsmann kërkon të imponohet jo vetëm në rezultat.

Trajneri i Gjermanisë, prezantoi supersfidën kundër Spanjës në këtë mënyrë: “Ka shumë qasje të mira për t’u mbrojtur kundër atyre që kanë shumë zotërim të topit, por ne duam ta kemi edhe vetë topin: është gjithmonë më e këndshme dhe është gjithashtu ideja për nesër. Mund të mos arrijmë ta bëjmë për 90 minuta, do të ketë momente kur duam të sulmojmë dhe t’ua vështirësojmë jetën, të tjera kur duam të mbrohemi”, tha ai.

Lexo më tej: “Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit”. Joselu kërkon t’i mbyllë karrierën, Kroos ia kthen: “Nuk do jetë Spanja”

Më pas për mundësinë për të përfunduar te penalltitë ai shtoi: “Ne kemi një listë në mendje. Megjithatë, është e rëndësishme që lojtarët të mendojnë për fushën. Mund të vendoset një ndeshje edhe para penalltive, pastaj padyshim që kemi një metodë për të vlerësuar me besueshmëri se si lojtarët kanë ekzekutuar penalltitë në nivel klubi. Ne kemi më shumë lojtarë të aftë për ta bërë këtë, në krahasim me ata që kanë pak”, tha Nagelsmann.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *