• |
ide | kryesore

Tuneli i Llogarasë/ A e afron vërtetë jugun me pjesën tjetër të vendit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Llogarasë


Tuneli i Llogarasë, një vepër infrastrukturore e një rëndësie të lartë, u inaugurua ditën e sotme me premtimin se do të afrojë jugun për cilindo pushues që do të shijojë bukuritë e tij.

Por a është e vërtetë kjo?

Është e vërtetë që ky tunel e afron rivierën me pjesën tjetër të vendit. Nga Dukati në Palasë nuk do të duhen më 40 minuta, por 5 minuta për të kaluar. Turistët nuk do të lodhen në qafën e gjatë të Llogarasë, ku pavarësisht pamjeve spektakolare, rruga është cfilitëse. Punëtorët e shërbimit do të udhëtojnë lirshëm. Urgjencat mjekësore do të funksionojnë më shpejt. Vlora do të jetë më afër, Tirana gjithashtu.

(Qafa e Llogarasë)

Por si për të mos prishur traditën e të mos bërit asnjë pune pa lënë një shije të hidhur, qeveria nuk zhgënjeu as këtë herë.

Edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat, PPP ose koncesion, ky tunel nga viti i ardhëm do të jetë me pagesë. Ndonëse edhe nëse duhet apo nuk duhet të jetë me pagesë ka vend për diskutim, absurditeti më i madh vjen në pikën kur mëson shifrën se sa do të duhet të paguajnë shqiptarët nga vera tjetër.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku mbrëmjen e djeshme dha këtë shifër në një intervistë për Top Story.

(Intervista ku Belinda Balluku zbulon tarifën e traut për tunelin e Llogarasë)

“Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit”, tha ministrja Balluku.

Pra 5 euro për të kaluar në një tunel të vetëm gjashtë kilometra. Me një krahasim tepër të thjeshtë mund të kuptojmë se abuzimi me këtë shifër është stratosferik.

Ky që shikoni në foton poshtë është tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit.

(Tunelet e Kalimashit në Rrugën e Kombit)

Është një tunel autostrade me dy tuba, dhe është vetëm 100 metra më i shkurtër se ai i Llogarasë. Megjithatë, e gjithë rruga e Kombit, mbi 100 kilometra, me dy tunele sa ai i Llogarasë, me dhjetra vepra arti e ura të mëdha, ka një tarifë kalimi prej 5 eurosh.

Ky krahasim i thjeshtë midis dy veprave infrastrukturore nxjerr zbuluar abuzimin e qeverisë për të tarifuar me një shifër absurde tunelin e jugut të Shqipërisë.

Tarifë pas tarife 

Nëse një qytetar i Kukësit do të vendosë të udhëtojë për të pushuar në Dhërmi, sa do ti duhet të paguajë?

5 euro për rrugën e Kombit, ndërkohë që ajo ishte ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe jo me koncesion, njëlloj si tuneli i Llogarasë.

Në autostradën aktuale 11 kilometërshe të Milotit do të vendoset tra. Tarifa nuk dihet ende, por minimumi do të jetë 1 euro në raport me kilometrat që përshkohen. Segmentit i sapo inauguruar 21 kilometërsh Thumanë-Kashar kushton 2.1 euro.

Vazhdojmë tek autostrada e re që pritet të fillojë të ndërtohet, Kashar – Lekaj (Rrogozhinë). Tarifa pritet të jetë 3.2 euro. Dhe e fundit, rindërtimi i autostradës Lekaj – Fier me një tarifë prej 2 eurosh.

(Autostradat me pagesë)

Pra nëse mbledhim këto shifra, tarifa finale del 18.3 euro. Një qytetari nga Kukësi që të mbërrijë në Palasë, Drimadhë, Dhërmi e tutje, do ti duhet 18.3 euro për secilin kalim. Gati 37 euro vetëm tarifa rruge për të shkuar dhe për të ardhur nga bregdeti i jugut.

Situata do të jetë e njëjtë edhe për ata udhëtarë nga Shkodra. Në të ardhmen, me ndërtimet e dy autostradave lidhëse Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, ata do të paguajnë pakashumë të njëjtën shifër finale.

Pra vërtetë shkurtojnë kohë, por tarifat e këtyre autostradave të reja apo të ribëra që listuam sipër më së paku ia vështirësojnë shqiptarit me ekonomi mesatare një udhëtim në jug.

Për t’iu kthyer tunelit të Llogarasë, një tarifë e tillë e shtrenjtë, ku një hyrje-dalje në portën e jugut do të kushtojë 10 euro, vjen në vazhdën e akuzave ndaj qeverisë se me politikat e saj, me shtytjen për investitorët strategjikë, me izolimin e bizneseve të vogla, po ia rezervon vetëm një klase të pasur të shqiptarëve pjesën më të bukur të bregdetit shqiptar. Edhe kjo tarifë vjen si barriera e radhës për shqiptarin mesatar që të pushojë në plazhet jonianë të vendit të tij. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Prapë ceremoni në rrugën e Arbërit/ Sa premtime ka shkelur Rama në Dibër 


24 Comments

    1. Po tallesh ti?
      Klientat e Manes as nuk e llogarisin fare 10€. Problemi ketu jane Shqipetaret e varfer qe shkojne ne cadra apo ne shpia me 30€/nata, atyre o qe i prish pune 10€ shtese

      1. Ndaj ta bejne 100 Euro minimalisht.

        Shqiptaret e varfer normalisht “par définition” s’kane pse te kene pune ne zonen me te shtrenjte per pushime. Ose nqs. kane gjet deal-in per hotelin dhe ushqimin, le t’i bijne nga rruga normale ose edhe nga Kina per te shkuar ne jug.

        Se s’e kapa mire se si e llogjikose argumentin tend.

        Hem te varfer e hem te shkretet qe iu shtu taksa 5 euro e tunelit per te kaluar pushime luksoze ne jug.

        1. Me ca po shof une ti nuk ke kap shume gjera.
          Tuneli dhe rruga jane ndertuar me leket e taksapagusve dhe si i tille duhet te ishte “falas” per te gjithe. Nese do ta ndertonte privati me paret e veta le ta bente, dhe ta vinte tarifen sa te donte.
          Ka shume shume persona qe shkojne me kalu pushime jo lluksoze ne jug te Shqiperise.
          Quhet tarife dhe jo takse dhe eshte 10€ vajtje-ardhje, jo 5 sic thua ti.
          Per mendimin tim eshte abuzim i jashtezakonshem ndertimi i atij tuneli dhe asaj rruge me leket e taksapagusve.

          1. Jo more. Une apo ti s’kap?!

            Po rruget e Italise me leket e kujt jane ndertuar?

      2. Pse duhet tja falim privatit pa vene asnje cent del pronar i keti tuneli qe eshte ndertuar me lekat tona katasteofe sot ne bote firmat e ndertojne me lekat e tyre dhe pastaj vendosin traun per nje afat 20-25 vite ndesa ketu e kthejne direkt private ku e gjejne kete te drejte ? Por nuk eshte aq e thjesht sa duket keto firma mbajne nje perqindje pjesen tjeter e marrin ata qe fshihen pas ketyre konçesioneve te frikshme

      3. Ikni dhe shihni Vloren dhe rivieren cfar skandali èsht me turistet. Nuk ka fare masivitet. Nuk keni pare gje akoma sepse cdo vere e mè zbrazet do jet

    2. 5 Euro është pak, 20 ta bëjnë. Nëse nuk i ke paratë, ik babo nga Llogaraja sipër, nuk të detyron njeri të marrësh tunelin.

      Komunista këtu te lapsi, i duan gjërat falas.

    3. Thuhet se qejfi paguhet
      Pra cdo kuksian apo shkodran mund te zgjedhi rruge alternative
      Kur te thyhet maja e lapsit asnjeri nuk mund te ndjeki

  1. Kercet EURO si vk! Sikur jemi ne Paris!

    Po te jete popull me tradita, trim dhe largpames, i fut nje te bojkotuar kesaj vepre. Por kam frike, se jemi popull dhjaks!

  2. Trau NUK zhvillon wkonomime.

    Krijon Zona Gjeografike te denuara tek taksidari.

    Te vije Opozite dhe ti qeroje trare.

    Bejeni premtim dhe ky mut NUK zgjidhet me.

  3. Tuneli u be per Samirin dhe klientet e tij, jo per popullin. Ata nuk i kane problem 4 Eurot. Madje une them te paguajne edhe leket qe u harxhuan per tynelin. Ndersa per rrugen ne jug nuk shkurton asgje, kush do i bie nga rruga e lumit te Vlores dhe del me shpejt

  4. Bëni vetëm një krahasim. Në Zvicrën e pasur e para në botë, paguhet një taksë një herë në vit, prej 40 franga (22 €) dhe udhëton në të gjitha autostradat zvicerane me dhjetra galeri e tunele deri 17 km më i gjati. Ndërsa piplli më i varfëri i botës (sepse popull akoma nuk është bërë) me komandantin më të pasur të botës pagon rrugët e ndërtuara me taksat e veta 10 fish më shtrenjtë e kacafiu. Rroga më e vogël ligjore në Zvicër është 4000 franga në muaj…
    Të na rrojë komandanti që na rruan dhe na jep 5000 lekë për votën një herë në 4 vjet. Çdo popull e meriton komandantin e vez
    Të na rrojë

  5. Në komentin e mësipërm kam bërë një gabim. 40 franga zvicerane janë 42 € , jo 22 € që gaboi gishti.

  6. E drejta per plazh nuk ekziston. Ske lek rri ne shpi. Problemi eshte qe shqiptari i mesem nuk blen dot shpi. Duhet ndaluar me ligj blerja e shpive nga te huajt te pakten ne tirane. Ketu banojn shumica e shqiptareve dhe nuk kan ku shkojne dmth nuk kane zgjidhje alternative si ne rastin: ske lek per tunel bjeri gjate nga llogoraja.

    1. Une vetem nje gje di te them ,…… shqiptaret pak e kane, duhet me ja zhyt edhe me teper ,…. perderisa pajtohen me te keqen dhe nuk reagojne, ndersa kta qe I qajne hallin e kane nje hall te vetin me teper

  7. “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

    Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.

    Në dokument, pala ankuese parashtron se provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish – kryeministri Sali Berisha – është fakti se komandanti i gardës, është thirrur ditën e ngjarjes në zyrën e këtij të fundit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e dhunës së rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi komandantin e gardës – shtetasin Ndrea Prendi.Salihu eshte njeriu qe i duhet burgut,me shume se kushdo tjeter,salihu vrases rri ne ballkon,te tjeret ne burg.e vertet qe nuk e afron me vicidolin,por kur te vij salihu prap ne pushtet do e bej te mundur kete afrim qe kerkon shkulLlaku i lapsit

  8. edhe kete here si minimumi dy here te tjera me pare (kupto rruga e kombit dhe rruga e elbasanit) hapet nje rruge ne te cilen sjane kryer 100% punimet …..se kuptoj kete nxitim

  9. Nga Petrit Vasili/

    Eshtë vërtetë tronditëse grabitja që ndodh me investimet e rilindjes.

    [🚩] Në Kroaci dy tunele Sveti Rok dhe Mala Kapela perkatesisht 5.7 km dhe 5.8 km kanë kushtuar 170 milionë euro.

    [🚩] Tuneli Sveti Rok 5.7 km është me katër kalime dhe dy tunele, shpejtesia e levizjes 100 km/ orë.

    [🚩] Tuneli Mala Kapela 5.8 km gjashtë kalime dy tunele, shpejtësia e levizjes 100 km/ orë.

    Kosto e të dyve 170 milionë euro.(2.1 miliardë kuna kroate).

    Ndërsa Tuneli Llogarasë 5.9 km ka vetëm dy kalime dy tunele ku njëri është vetëm emergjence dhe shpejtësia e lëvizjes 60- 80 km/ orë.

    Kostua 200 milionë euro dhe i papërfunduar ku do të ketë edhe kosto shtesë.

    Përfundime:

    _____________

    [▪️] Tuneli i Llogarasë është 5.9 km dhe kushton 200 milionë euro, ndërsa dy bashkë tunelet Sveti Rok dhe Mala Kapela janë 11.7 km dhe megjithatë ndërtimi i tyre ka kushtuar vetëm 170 milionë euro.

    [▪️] Tuneli i Llogarasë ka 2 kalime , ndërsa dy tunelet kroate kanë 10 kalime.

    [▪️] Tuneli i Llogarasë ka shpejtësi 60- 80 km/orë ndërsa dy tunelet kroate 100 km/ orë.

    [▪️] Numri i automjeteve, që do të përdorin tunelin e Llogarasë është mesatarisht 7 mijë makina në ditë në kohen e sezonit, ndërsa seicili nga tunelet kroate e ka mbi 32 mijë e makina në ditë.

    [▪️] Tuneli i Llogarase pra është sa 20 % e kapacitetit të këtyre dy tuneleve në Kroaci dhe kushton me shume se ata të dy bashkë.

    [‼️] SPAK duhet të ishte që dje tek tuneli për të filluar hetimin e kësaj plaçkitjeje kaq të trashë ditën për diell.

    —————

    PS: O Petrit, mos u limitoni vetëm me deklarata dhe postime në FCB. Nëse kjo që thua është e vërtetë, kopsitni dosjen dhe çojani SPAKut. Mos prisni që SPAKu të hetojë Ramën me deklarata. Çoni dosjen me fakte. Dhe pastaj po nuk filloi hetimi bëni protesta dhe te dera e Spakut përditë. Kështu vetëm me deklarata janë thjesht presione që të lënë rehat Metën nga hetimi që po bëjnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *