• |
ide | kryesore

Ura e re e Drinit/ 1 javë bllokim në Rrugën e Kombit (Si të kaloni)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ura



Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit është bllokuar sot në orën 14:00. Rruga do vijojë të jetë e bllokuar për një javë. Kështu bëri të ditur kompania koncesionare që po kryen punimet në Urën e Re mbi lumin Drin.

Devijimi i makinave bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina drejt Milot, devijimi i lëvizjes bëhet nga mbikalimi i Gostilit deri tek aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Ura e re mbi Drin pritet të jetë funksionale në sezonin e ri turistik dhe përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të Rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik të vazhdueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *