• |
ide | kryesore

Prapë ceremoni në rrugën e Arbërit/ Sa premtime ka shkelur Rama në Dibër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Minimalisht duam deri nga fundi i vjeshtës së këtij viti, se gjeologjia është e tillë. Ecim 1 metër e gjysëm në ditë. Mos japim më afate se…” kreu i ARRSH-së, Evis Berberi e la përgjysëm fjalinë kur po hamendësonte mbi përfundimin e punimeve në Rrugën e Arbërit, ndërsa ecte përkrah kryeministrit Rama. Bëri një fytyrë sikur donte t’i thoshte “…se ti e di vetë” dhe Rama nuk e kundërshtoi “Jo jo, mos jep më afate se aman”.

Ndërsa ecnin mbi asfaltin e saposhtruar pranuan se e kishin bërë baltë me premtimet. Nga pas i ndiqte turma e njerëzve që bërtisnin nën shi “Fitore, fitore…”. Filmimet që transmetoi ERTV janë një “déjà vu” e vizitave të tjera.

Ironike se si mbi një rrugë që s’ka përfunduar ende, janë organizuar kaq shumë ceremoni inaugurimi.

Punimet datojnë që nga qeveria “Rama 2”.

Lexo edhe: Rama e inauguroi me daulle/ Bllokohet që ditën e parë Rruga e Arbërit (VIDEO)

Lexo edhe: Skandali i Rrugës së Arbrit/ Tuneli i shembur nuk riparohet më

Lexo edhe: Rama “josh” dibranët: Nuk dal nga zyra e kryeministrit pa bërë “Rrugën e Arbërit”

Sa herë ka fushatë, udhëheqësi socialist ndalon mes fëmijëve të veshur me kostume tradicionale, që hedhin valle nën tingujt e daulleve. Inauguron copën e rrugës që i kanë bërë gati. Në rastin më të mirë është një tunel. Premton përfundimin e projektit dhe largohet.

Për fushatën e 14 Majit i erdhi radha për inaugurim tuneli i 7, pjesë e segmentit rrugor Plani i Bardhë- Qafa e Buallit. Siç e këshilloi Vis Berberi, nuk dha asnjë afat. “Durim edhe për 300 m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore”, shkruajti Rama në rrjetet sociale.

Lapsi.al ka bërë bashkë disa deklarata të kryeministrit Rama që kanë të bëjnë me afatet e shkelura në këtë projekt. Puna vazhdon ende në tunele, por misionin politik, rruga e ka përfunduar.

Edi Rama, 16 dhjetor 2014

“U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nise vitin e ardhshëm”

Edi Rama, 12 Nëntor 2017

“Rruga e sotme që u prezantua dhe që do fillojë nga puna na jep mundësinë që brenda një harku kohor, që është brenda këtij mandati nuk diskutohet, por që ne besojmë se do të jetë vetëm 3 vjet, ta kemi të përfunduar njëherë e mirë këtë rrugë që është një ëndërr 30 x (shumëzim) shtojeni vetë sa vjet e parealizuar, e gjithë kësaj zone”.

Edi Rama, 31 Gusht 2019

“Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit”.

Edi Rama nëntor 2020

“Me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”



21 Comments

  1. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Nëse përdoret premtimi për përfitime politike me punë të pakryera,nuk është më premtim por mashtrim dhe mashtrimi është vepër penale.Rama ka mashtruar aq shumë sa e sheh tani si normalitet,kur në fakt ai duhet të dënohet 2000 vite bug.Rama premtoi Portin e Karpënit me investim 5 miliard Dollarë dhe 70 mijë vende të reja pune, premtoi 300 mijë vende pune mandatin e parë dhe 250 mijë vende pune mandatin e dytë por ndodhi e kundërta, premtoi rrugën Qukës – Qafë plloçë ,por 10 vite kaluan dhe rruga nuk ka mbaruar, por megjithate premtuesi(mashtruesi) Edvin Droga është akoma në pushtet falë këtyre premtimëve(mashtrimëve)!Po rrenat e tij që s’numurohen?Si tha për Vilën në Surrel,e kishte bërë me Lekët në emigracion,por kur i nxorri rrenën Fatos Lubonja,tha e kam bërë me Lekët e Gruas!O Shtet ku je?

  2. Ketij populli të shumtuar, ia ben ende pak…meriton edhe me shum..Shqipet, neveri njerëz që nuk I plasin qoftë dhe një vez ndinje politikani ne ftyr. Yyyt vemje malokr jugi e veriu

  3. Ne Diber palacot dhe daullexhinjte sahan-lepires ndryshe quhen zorraxhinj Dibre ose zakejta!
    Edvini nderkohe vazhdon fushaten e marketingut per “brand”-in me te ri te kukurecit – ate te pergatitur me zorre qorre dhe zorre te trashe! Dhe zorraxhinjte vrapojnd, shtyhen, hane dhe festojne me kukurecin e markes”Edvin”!!!!…..

  4. Berisha, me pjesëtarët e tjerë të grupit, që avokati e cilëson si grup kriminal kanë kryer korrupsion pasiv, një krim të rëndë shtetëror, duke i shitur “de jure” Rezart Taçit Shoqërinë Albania Refining and Marketing of Oil, ARMO, por që “de fakto”, kishte si blerës real Sali Berishën, Liri Berishën, Argita Berishën, Shkelzen Berishën si dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij.

  5. Kjo rruge ka filluar para 17 vitesh.
    Skemderbeu i rindertonte kalate e tij brenda nates.
    Konti i Montekristos se bashku me nje proft plak, me luge hapen gjithate tunel per dy tre vjet.
    Nuk e di sa vjet ka kerkuar ndertimi i tunelit te La Manshit, pa dyshim me pak se kjo Rruga e Arberit qe eshte vepra me afat gjate ne historine e Shqiperise dhe e nje cilesie dhe standarti te shekullit 19 – te ose te pakten para luftes se pare boterore.

  6. Edhe sikur asgje mos premtoje ky thekeri pa buke delet prape do e votojne. Nuk ka dale kot shprehja: Beji nenen te te thone baba. E kjo thenie eshte bio, 100% shqiptare

  7. Ketij i ngelen, sic thote vete, rruget rrugeve. Eshte kryeministri me i paafte qe ka pasur Sjqiperia. Vec llafe e llogje di te beje, asnje pune. Rruget dihet se i ka inat, se e beri fushaten e 2013 duke share rruget e Berishes. Por me inat ka veriun e Shqiperise dhe ata qe banojne ne fshtra. Se ky e di veten aristokrat, i lindur per udheheqes. Asnje investim nuk ka bere ne veri. Edhe kur te mbaroje, kjo ruga e Arbrit qe ka bere ky do jete si rruge fshati ne Evrope, aq sa Maqedonasit as denjojne ta zgjasin matane. E per te ikur ne Shkup apo Tetove prape nga rruga e kombit do kalojme, levduar qofte kush e beri. Se emri mbase do i harroet, po rruga do mbesi aty si simbol i bashkimit te trojeve shqiptare

  8. Sa mire qe ia ben atij populli o Skenderbeu i Spiro(k)arit.
    E pelqeva ate komentin e “aktivistja”

    :Ketij populli të shumtuar, ia ben ende pak…meriton edhe me shum..Shqipet, neveri njerëz që nuk I plasin qoftë dhe një vez ndinje politikani ne ftyr. Yyyt vemje malokr jugi e veriu

  9. ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

    Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit. Sinamati shpesh herë është akuzuar se ka manipuluar autopsinë që i është kryer Trebickës.

  10. Do të bëj disa pyetje dhe dua përgjigje për persona konkretë. Kush është për ju Sali Berisha?

    -Sali Berisha ashtë komunist i maskum, që ka eleminu të djathtën e pastër dhe i ka shkaktu shumë dëme Shqipnisë e shqiptarëve. Shpërtheu depot e armëve duke thanë se po na sulmon Jugu. Krijoi firmat piramidale, akuzohet për eleminimin e sa e sa viktimave duke i zhduk fizikisht, duke u pasuruar me gjakun e popullit shqiptar. Mbrojti diktatorët, duke mos i çu në gjyq për krimet e kryme

  11. qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *