• |
ide | kryesore

Video/ Aufiderzein Gjermani, Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë: fitore në minutën e 118’ mes polemikave

F1, Sport, Video
Spanja


Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, pasi mposhti Gjermaninë 2-1 pas kohëve shtesë. Një ndeshje me ritëm e emocione që e bëri dramatike situatën mebarzimin gjerman në fund të kohës së rrëgullt dhe golin kualifikues të spanjollëve në mbyllje të kohës së fundit shtesë. De La Fuente avancon në katër më të mirat dhe pret të njohë kundërshtarin. Gjermania del mes polemikave, për një penallti të munguar.

DRAMË E POLEMIKA NË 120 MINUTA

Në Shtutgart, Furitë e Kuqe kaluan në avantazh në minutën e 51’ me zëvendësimin e Dani Olmo, të shërbyer nga Yamal, por reagimi gjerman ishte i ashpër. Pas shtyllës së goditur nga Fullkrug dhe disa mundësive të humbura, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e 89’ me Wirtz që e çoi ndeshjen në 1-1 dhe rrjedhimisht në kohët shtesë. Polemikat e mëdha janë pikërisht këtu, me skuadrën e Nagelsmann që pretendoi një penallti për shkak të prekjes evidente me dorë të Cucurella brenda zonës. Por Gjermania u rrëzua në minutën e 118’ në goditjen me kokë të Merino. Në fund karton i kuq për Carvajal që do të humbasë gjysmëfinalen.

Lexo më tej: I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: “Të shohim nëse do jemi të vegjël e të pafajshëm”

Një betejë e vërtetë u zhvillua në Shtutgart. Spanja e Gjermania i provuan të gjitha mënyrat për të shkuar në katër më të mirat e turneut. Dy ekipet arritën në kohët shtesë pasi Wirtz shënoi golin e barazimit në fund të kohës së rregullt. Goli që zhvllokoi ndeshjen ishte i Dani Olmo, që zëvendësoi mesfushorin Pedri për shkak të dëmtimit. Për lojtarin e Barcelonës dyshohet për një dëmtim të ligamentit në gjurin e majtë dhe Kampionati Europian mund të quhet i përfunduar. Protesta të furishme në fund ndaj arbitrit Taylor për një top të prekur me dorë brenda zonës nga Cucurella.


2 Comments

  1. Te qifsha Cucurellen, albitrin dhe VAR-in ne vrime te bythes! Kush hedh lekun, fiton ndeshjen!

    Perfundimisht, Gjermani me zezake nuk behet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *