• |
ide | kryesore

Emma Roberts konfirmon fejesën me Cody John

Paparazzi, Slider


Aktorja Emma Roberts  ka zbuluar se është fejuar me partnerin e saj Cody John. Përmes rrjetit social, Instagram, Emma publikoi një foto të tyre ku dukej dhe unaza e fejesës.“Po e vendos këtu përpara se nëna ime t’ia tregojë të gjithëve”, shkroi ajo poshtë postimit.

 

 

Roberts dhe John konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2022 pasi u fotografuan duke u puthur në New York. Para se të fillonte të takohej me John, i cili punon në industrinë e argëtimit, aktorja ishte e lidhur me Alex Pettyfer, Garrett Hedlund dhe aktorin e ‘American Horror Story’ Evan Peters. Roberts ka një fëmijë, Rhodes, i cili është tre vjeç, me ish – partnerin Garrett Hedlund, me të cilin u takua nga viti 2019 deri në vitin 2022.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *