• |
ide | kryesore

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara

Paparazzi, Slider


Joe Manganiello ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Sofia Vergara.

Në intervistën e tij me “Men’s Journal”, Joe u shpreh se ndarja ndodhi për shkak se nuk ranë dakord për të pasur një fëmijë.

Divorci ndodhi sepse ndonjëherë njerëzit ndahen dhe kjo thjesht ndodh”.

Aktori gjithashtu zbuloi se në fillim të marrëdhënies së tyre (në vitin 2014), bashkë me ish-bashkëshorten, bënë një bisedë  për të zgjeruar familjen.

Unë i thashë se nëse ajo e kishte mbyllur kapitullin me fëmijët, unë e kuptoja. I thashë: “Thjesht më thuaj dhe gjithçka është në rregull”, duke shtuar se i ishte betuar Sofia-s se nëse nuk bëheshin me fëmijë, ai nuk do të largohej kurrë. “Dhe nuk u largova”.

Në janar të këtij viti, Vergara tha për “El País” araywn pse ajo dhe Manganiello i dhanë fund martesë . “Martesa ime u thye sepse bashkëshorti im ishte më i ri. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk doja të isha një nënë e madhe në moshë”, tha asokohe aktorja e “Griselda”.

Manganiello u kundërpërgjigj me një intervistë në “Men’s Health”, ku u shpreh: “Të portetizohem si një burrë në krizën e moshme të mesme dhe që pas 9 vitesh i jap dikujt ultimatumin, duke i thënë: “Bëj këtë gjënë e pashëndetshme për trupin tënd, ose do të largohem”? Unë nuk jam i tillë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *