• |
ide | kryesore

Transformimi i SPAK në opozitën e vërtetë

1, Ide
Blendi Kajsiu


Reagimi i deputetëve ndaj raportit të paraqitur në Kuvend nga kreu i SPAK, Altin Dumani tregoi se SPAK dhe kreu i tij po transformohen gjithnjë e më shumë në opozitën e vërtetë të pushtetit politik në Shqipëri, qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Lehtësia me të cilën socialistët ia nxorrën në pritë Dumanin demokratëve, dhe ethet e këtyre të fundit për ta linçuar publikisht, treguan se të dyja palët tashmë e shohin Dumanin dhe institucionin që ai drejton si kërcënimin e vërtetë me të cilin përballen.

Goditjet që SPAK i ka dhënë pushtetit socialist si në qeveri edhe në Bashkinë e Tiranës janë shumë më të rënda se denoncimet apo protestat e vetmuara të berishistëve. Mjafton të krahasosh tronditjen politike që i shkaktoi SPAK, Erjon Veliajt me arrestimet e drejtortëve bashkiakë me protestat mjerane të berishizmit që jo vetëm nuk e cënonin imazhin e Veliajt, por i jepnin atij frymarrje politike si një kryebashkiak qytetar përballë vandalëve zjarrvënës. Goditja e SPAK ndriçoi korrupsionin e thellë në bashki, duke zbehur ndriçimin e yllit politik të Veliajt. Ndërkohë protesta berishiste përballë bashkisë thjesht i dha mundësi yllit politik të Veliajt të ndriconte sërish brenda territ që krijoi tymnaja berishiste. 

LEXO ME TEJ:

Ç’tregon duartrokitja e socialistëve në kuvend për Altin Dumanin

Ashtu sikurse arrestimi i bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit, si Arben Ahmetaj, e ka nxirë qeverisjen Rama shumë më tepër se të gjitha denoncimiet e berishistëve të marra së bashku. Kjo për faktin e thjeshtë sepse kredibiliteti i berishizmit në denoncimine korrupsionit është inegzistent, jashtë rradhëve të berishistëve. Ndërkohë që kredibiliteti i SPAK është tejet i lartë, sidomos në një vend si Shqipëria, ku mosbesimi dhe pesimizmi janë në nivele marramendëse.

Natyrisht sulmet e berishistëve në kuvend ndaj Dumanit dhe SPAK nuk shpjegohen thjesht sepse këta të fundit, pa dashje, po uzurpojnë funksionin e opozitës politike dhe sociale që berishistët nuk e kryejnë dot. Shumica e denoncuesve berishist bërtisnin që ti dëgjonte Berisha. Ndërkohë Berisha i bërtet Dumanit dhe SPAK-ut në mënyrë që të trembë gjykatën.

E megjithatë urrejtja ndaj Dumanit dhe SPAK nuk mund të kuptohet thjesht me akuzën që ata kanë ngritur ndaj Berishës. Në fund të fundit, Dumani është prokuror, ai nuk vendos nëse Berisha arrestohet ose jo, por thjesht formulon akuzën. Është gjykata ajo që vendos nëse Berisha arrestohet, burgoset apo lirohet. Ndaj me llogjikë, sulmet e Berishës duhet të përqendroheshin më tepër tek gjykata dhe jo tek SPAK, që tashmë akuzën e ka formuluar.

Të kuptohemi, nuk po e akuzoj Berishën se nuk ka demonizuar mjaftueshëm gjykatat. Në fakt është vështirë të gjesh ndonjë person në Shqipëri që i ka dalë përpara Berishës, qoftë edhe rastësisht, dhe nuk është demonizuar prej tij. Një pjesë e mirë e atyre që mbështesin Berishën sot, janë linçuar publikisht prej tij dje. Ndaj nuk diskutohet që Berisha dhe berishistët kanë denoncuar, sulmuar dhe anatemuar jo vetëm Dumanin por edhe gjykatësen, Irena Gjoka që ka shqyrtuar çështjen e tij. Ama demonizimi ndaj Dumanit është shumë më i madh dhe krejtësisht në shproporcion me peshën juridike që ka prokuroria në marrjen e një vendimi ligjor të formës së prerë.

Dumani ka vështirësi me zbulimin e “krimeve intelektuale”

E thënë ndryshe sulmi ndaj Dumanit ka një llogjikë thellësisht politike, përtej arrestimit të Berishës. Dumani si person, dhe SPAK si institucion, përbëjnë një rrezik ekzistencial për Berishën sepse në mënyrë jo të vullnetëshme po uzurpojnë funksionin opozitar që Berisha dhe Meta nuk e kryejnë dot, sidomos përsa i përket luftës anti-korrupsion. Dhe Berisha me intuitën e tij të mprehtë politike e kupton rrezikun që Dumani përfaqëson jo thjesht si prokuror, por si një figurë publike popullore, jashtë kontrollit berishist.

Popullariteti i SPAK dhe i Altin Dumanit, shpresa anti-korrupsion që ata kanë krijuar në një popullatë të zhgënjyer nga klasa politike, do të thotë që Dumani mund të transformohet në një Antonio Di Pietro shqiptar. Duhet të kujtojmë që fushata Mani Pulite e Antonio di Pietros në Itali në fillim të viteve 1990 rrëzoi të gjithë klasën e vjetër politike Italiane. Dhe përsa i përket vjetërsisë berishizmi mban rekordin në Shqipëri, ndërsa pushteti socialist po vjetërohet me shpejtësi.

Natyrisht që është e vështirë që diçka identike të përsëritet në Shqipëri pasi binomi PS-PD kontrollon pothuajse të gjitha hapësirat mediatike, ekonomike dhe publike në vend. Ama duhet të pranojmë se SPAK dhe Dumani janë figurat dhe institucionet publike më të vlerësuara nga qytetarët shqiptar. Dumani është,  sot për sot, prokurori anti-korrupsion më i suksesshëm që ka pasur Shqipëria në të gjithë ekzistencën e saj si shtet.

Pikërisht për këtë arësye ai është i rrezikshëm si për pushtetin socialist edhe për opozitën berishiste, pasi nuk kontrollohet nga asnjëra prej tyre. Edhe pse e kanë akuzuar si zar të Ramës e vërteta është se Dumani u zgjodh në krye të SPAK kundër dëshirës së Ramës dhe si pasojë e presionit ndërkombëtar. Askush nuk e ka njollosur pushtetin socialist më shumë se SPAK dhe Dumani. Ndaj askush nuk i rrezikon socialistët dhe opozitën berishiste më shumë se ai.

Kjo është arsyeja se përse armiku kryesor i Berishës sot është Dumani. Thirrjet e militantëve të PD-së ndaj qytetarëve që të zgjedhin nëse janë me Berishën apo Dumanin nuk janë lajthitje por shfaqje reale të nën-ndërgjegjes së tyre politike. Ata e kuptojnë se SPAK dhe Dumani po e eklipsojnë Berishën,  jo thjesht duke e akuzuar por mbi të gjitha duke kryer një opozitarizëm shumë më efektiv ndaj pushtetit socialist se vetë berishizmi apo Ilir Meta.

Përmasa opozitare e Dumanit shfaqet tek akuza themelore që berishistët i bëjnë atij dhe SPAK-ut se nuk po arreston Ramën dhe Veliajn. Sipas llogjikës Berishiste, SPAK duhet të arrestojë fillimisht Ramën. Më pas kur ky të zëvendësohet nga Veliaj duhet të arrestojë edhe Veliajn, dhe kur Veliaj të zëvendësohet nga Balluku ata do kërkojnë arrestimin e kësaj të fundit. Pra SPAK duhet çojë PS-në në opozitë duke futur në burg gjithë lidershipin e saj. E thënë ndryshe, berishistët projektojnë tek SPAK pafuqinë e tyre për të çuar PS-në në opozitë.

Në subkoshiencën e tyre politike berishistët e kutpojnë se SPAK në përgjithësi dhe Dumani në veçanti përbëjnë rrezik ekzistencial për berishizmin që tashmë është impotent në luftën anti-korrupsion. Këtë fakt të thjeshtë Berisha e ka kuptuar prej kohësh ndaj Dumani është transformuar në armikun e tij politik kryesor, si i vetmi aktor dhe institucion publik që mund ti heq berishizmit asetin e tij politik më të vyer; monopolin e opozitarizmit. Ndaj me të njëtën forcë që sulmonte Bashënm, sapo doli nga kontrolli i Berishës, sot berishizmi sulmon Dumanin dhe SPAK-un sepse po zhvillojnë opozitarizmin më të suksesshëm ndaj pushtetit socialist, jashtë kontrollit berishist.  

♦Shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

 


8 Comments

  1. ARRESTOHET KADRI YMËR KELLIRA:YMERI U KAP DUKE JA FUTUR KARIN NË BYTH FRRYK ÇYPIT NË ZYRE TE EDI RAMËS thotë:

    KADRI YMËR KËLLIRA JUA FUT KARIN NË BYTH TE GJITHË KËTYRE ZAGARËVE TË EDI RAMËS
    FRRYK ÇYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    KAR BOLËS BOLINO
    DRITAN HALE-s
    MENTOR NAZARKOS
    BERAT BUZHALËS
    BATON HAXHIUT
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    YLLI PATËS
    ARBËR HITAJ
    DENIS MINGËS
    MIL ZEKËS
    KRESHNIK SPAHIUT
    EDISON YPIT
    FLOGËRT MUÇAJT
    PRESH ZOGAJT
    VELLAIT TE KIMETE BERISHES
    OLSI RAMËS
    ALEXANDER VUÇIÇ
    VLADIMIR PUTINIT
    EDI RAMËS
    LAL DHJERIT
    TAO PALLËS

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    O idiot nuk ka nevojë për plehra si ti edvini, ti vetëofrohesh tamam si kurvë muti që je!

  3. Or te qifte gomarin tet bije. Kur mendon SPAK te fitoje zgjedhjet? Shkerdhate e sahan lepires i Rames po i thote shqiptareve ,skemi çe duam opoziten ja kemi spakun qe e mban Ramen ne brazde. Plehre.

    1. Na mbytën këto laviret e LISTËS së bithëqirëve perversë kol kyç e kompani thotë:

      Po mire o lapsi….
      Ketë pise gojëspermë e lloz-thyese të pështirë keni gjetur të bejë logodiarre me gjak qelb e gonorre…?
      Mos mbani asnjë kontakt me ktë specie du salope….. se as në vitin 2050 nuk ua heq kush nga bitha llozin e rameshurres dhe dumanëve perverse…
      Po pranuat shkrimet e kësaje kajsise dhe pjeshkave të tjera patronazhiste perverse!

  4. KADRI YMËR KËLLIRA MË NJE DOSJE TË RE PER EDI RAMËN-ALEXANDER VUÇIÇ BABA I ZAHOS-KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT thotë:

    KADRI YMËR KËLLIRES I MBANE GOJA ËRE MUTI DHE NUK FËMER NË PLANET E CILA I OFROHET AFËR SË
    Ë QËLBË FARË YMERI
    -NJË NGA ARSYET PSE KOSOVARËT NUK PO VIJNË MË PUSHIME NË SHQIPERI ËSHTE SE KADRI YMËR KËLLIRA SI NJË ZAGAR I MJERUAR FRUSTRUAR SEXUAL PO MASTURBON NEPER PLAZHE MU NË MES TE DITËS

  5. Kurve ke cen gjithmon o byth lepires 💩 me ke po flet me Shqiptaret apo me ufot, tutje rrace muti bir karakurve, ky SPAKU po i qon njerzit ne vet flijim. Duhet te kesh respekt per njerzit qe meritojn tu shkruash vetem te verteta por jo servilizma mo palaqo ke cen dhe mbetesh.

  6. A ka intelektuale Shqiperia? Shume, shume pak. Ne shpresuam se ata qe mbrojtjen doktoraturat me tufezimin e bagetive a betonizimin me bunkere menjehere ne “ ndryshimin” e 1990 do vepronin ndryshe.Iluzion! Turmat genjehen kollaj.Ne shpresuam edhe se bijte e atyre qe thoshin se partia ime me burgos a pushkaton do ktheshin kunder partise se tyre te 1941 ishte iluzion. Shihni Shqiperine e sotme.Blendi Kajsia eshte pjelle e asaj shtrese,dicka me i zghuar se ai fshatari koketrashe qe e deklaron se gjyshi ka qene partizan e une nuk e tradhetoj partine ( dje PkSh e sot Ppsh) e prandaj do jem me te edhe nese me le pa buke ,pa uje e cdo gje tjeter te domosdoshme per te jetuar.Ata edhe sotbe kesaj dite l’eroe ne ato ngastrat e tokes me lopen e gomarin mbrehur ne zgjedhe.Kajsiu qe ka dy klase shkolle e perdredh fjale gjate e gjate per te na thene nje gje qe edhe pa e lexuar e di cdo thote ,qe Saliu eshte fajtori i gjithskaje e se Rilindja( EDI Rama) ka ca te meta por eshte me i miri e duhet te qeverise derisa te vije nje lider si ata te vendeve skandinave.Ai eshte nje ideolog majtist e nuk do te ndryshoje kurre.Ka patur me te zgjuar e me te famshem se Kajsiu qe e mbylle jeten pa thene as edhe kritikoni me te vogel per regjimin e shkuar ( apo te sotmin qe ndryshon shume pak nga i djeshmi).Jo cdo njeri qe ka mbaruar nje shkolle te larte ( apo ndonje doktorature) eshte intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *