• |
ide | kryesore

Bella Hadid merr masa pas heqjes së reklamës për Adidas

Paparazzi, Slider


Bella Hadid ka punësuar një ekip ligjor pas fshirjes së reklamës së saj për Adidas .

Javën e kaluar kompani hoqi modelen  nga një fushatë reklamuese për atlete retro për të nderuar përvjetorin e 52-të të Lojërave Olimpike të Mynihut.

Gjatë Lojërave Verore të vitit 1972, 11 atletë izraelitë dhe një polic gjerman u vranë nga një grup militant palestinez. Adidas kërkoi falje për referencën “e paqëllimshme” të sulmit terrorist në një deklaratë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se janë krijuar lidhje me ngjarje tragjike historike – megjithëse këto janë krejtësisht të paqëllimshme – dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar” tha Adidas.

Pas deklaratës Hadid thuhet se ka punësuar një ekip ligjor pas polemikave. Ajo po përmend mungesën e përgjegjësisë së markës për rolin e saj në reagimin e ashpër.

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *