• |
ide | kryesore

Gjermani, shitja e numrit 44 është e ndaluar: dizajni të kujton SS nazistë

Sport
SS



Adidas ka ndaluar shitjen online të fanellës së Gjermanisë me numrin 44, sepse kujton simbolin e Schutzstaffel, i njohur më mirë si SS, ose organizata paraushtarake e Partisë Nacional Socialiste Gjermane. Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild, e cila ka raportuar deklaratën e zëdhënësit të markës së njohur sportive, Oliver Bruggen. Në të ai ka shpjeguar se ngjashmëria mes numrit 4 dhe S të “SS” nuk ka qenë absolutisht e qëllimshme.

Bruggen më pas shpjegoi se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, ose më saktë se stili i fanellave ishte krijuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) në bashkëpunim me partnerin e saj, 11teamsports. Në një postim në X, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) më në fund siguroi se dizajnet ishin prezantuar dhe vlerësuar edhe nga UEFA, e se asnjë nga palët e përfshira nuk e kishte dalluar afërsinë me simbolet nazistë. Federata gjermane në fund ka siguruar se “do të zhvillojë një dizajn alternativ për numrin 4 së bashku me 11teamsports”.

Problemi u ngrit për herë të parë nga një historian gjerman, Michael König, i cili kishte vënë re ngjashmërinë e karakterit të numrit 4 me simbolin e SS. Prej aty nisi një debat i ashpër në Gjermani që çoi në vendimin drastik për të hequr numrin 44 nga tregu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *