• |
ide | kryesore

Video/ Plasin polemikat në Spanjë, Dani Lorenzo i Malaga i merr tifozit 50 euro për fanellën: “Nuk jam milioner”

Sport, Video
Malaga



Po bën xhiron e internetit… negativisht gjesti i Dani Lorenzo, futbollistit të Malaga (skuadër që luan në Division 3 spanjoll). Mesfushori 21-vjeçar u përjetësua nga kamerat e El Chiringuito TV teksa i shiste fanellën e tij një tifozi në qendrën stërvitore për 50 euro. Futbollisti u kritikua shumë në rrjetet sociale.

“Unë nuk jam milioner, do të doja të isha – u përpoq të justifikohej futbollisti i Malaga -. Ata na japin një numër të caktuar fanellash për t’i shpërndarë dhe unë tashmë e kam tejkaluar këtë, atëherë klubi na detyron të paguajmë për fanellat dhe u duk e natyrshme për mua që të pranoja paratë që më dhanë. E bëra me gjithë mirëbesimin e botës, por duke reflektuar besoj se nuk duhej ta kisha bërë. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë”. Por duke parë reagimet që gjesti i tij shkaktoi, duket pikërisht se njerëzit nuk e kanë kuptuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *