• |
ide | kryesore

Video/ Heq fanellën edhe para se të shënonte golin: e pabesueshme ajo që ndodhi me Akhvlediani në Gjeorgji

-Instant, Sport, Video
Akhvlediani



Gol, heq fanellën dhe karton i verdhë. Një rindërtim i shpejtë faktesh që ndodh shumë shpesh në futboll. Por diçka e paprecedentë ndodhi në kampionatin e Gjeorgjisë, me radhën fillestare të veprimeve të përmbysura. Akhvlediani fillimisht hoqi uniformën e lojës dhe më pas shënoi golin për habinë e të gjithëve.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Gjeorgji, në ndeshjen mes Dila dhe Samtredia. Protagoniste ishte sulmuesi Tornike Akhvlediani, i cili e ‘shpiku’ këtë gjest në kohën shtesë. Me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së tij, qendërsulmuesi i miqve vrapoi drejt portierit kundërshtar, e parakaloi dhe me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë. Por ka një pjesë që mungon mes driblimit dhe shënimit: Akhvlediani hoqi fanellën!

Lexo më tej: Skandal i përmasave të mëdha në Bolivi! Gjithcka ishte e trukuar, pezullohen kampionatet: “Vendose 6-1”

REAGIMI I ARBITRIT DHE KUNDËRSHTARËVE

Padyshim që gjesti i lojtarit të Samtredia i habiti të gjithë, nga arbitri e deri te kundërshtarët e tij. Gjatë festimit, me fanellën ende në duar, të gjithë shokët e tij e mbuluan me përqafime për të festuar fitoren (goli 3-1 vulosi suksesin e ekipit të tij). Por nga ana tjetër, lojtarët e Dila shkuan të protestonin te arbitri, i cili megjithatë vendosi të ndërhynte në mënyrë ‘kanunore’. Një karton i verdhë i thjeshtë i tundur para sulmuesit. E kështu të paktën pjesa e fundit e sekuencës klasike “goli, fanella e hequr dhe kartoni i verdhë” mbeti i pandryshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *