• |
ide | kryesore

Gavi, FIFA do të paguajë Barcelonën: ja si funksionion dëmshpërblimi për dëmtimet në kombëtare

-Instant, Sport
Gavi



Siç dihet tashmë, Gavi pësoi një këputje të ligamentit kryqëzor të përparmë me një lezion të meniskut anësor. Një diagnozë, e cila doli pas kontrolleve të sotme, e që do të detyrojë 19 vjeçarin të kalojë në rehabilitim për 8-9 muaj. Si pasojë djaloshi do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, përfshirë edhe Kampionatin Europian. Blaugranat, megjithatë, do të kenë të drejtën e kompensimit nga FIFA.

DËMSHPËRBLIMI NGA FIFA

Lajmi për dëmtimin e mesfushorit Gavi u pasua nga zemërimi i Barcelonës. Klubi është i detyruar të heqë dorë nga një prej talenteve më të mëdhenj Blaugrana deri në fund të sezonit. Megjithatë, falë programit të mbrojtjes së klubeve, katalanasit do të marrin kompensim nga FIFA, i parashikuar në rast dëmtimi që zgjat më shumë se 28 ditë.

Lexo më tej: Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

“DËMSHPËRBLIM DERI NË 7.5 MILIONË EURO”

“Programi i kompenson klubet deri në 7.5 milionë euro për lojtar në rast dëmtimi”, thuhet në tekstin e marrëveshjes, të nënshkruar në vitin 2012 mes FIFA-s dhe klubeve. “Maksimumi prej 7.5 milionë është llogaritur në bazë të një pagese ditore proporcionale deri në 20,548 euro, e pagueshme për një maksimum prej 365 ditësh. Shtesa bazohet në pagën fikse që klubi i paguan lojtarit. Nuk janë të përfshira shuma të ndryshueshme, pagesa të njëhershme, pagesa të pa kryera rregullisht ose ndonjë bonus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *