• |
ide | kryesore

Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

-Instant, Sport
Gavi



Ndryshje e plotë e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë dhe dëmtim i meniskut të majtë. Ky është rezultati i testeve që Gavi iu nënshtrua pas dëmtimit të pësuar një ditë më parë. Mesfushori katalanas doli nga fusha gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Në ditët në vijim 19-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lexo më tej: Video/ Lukaku sikletos shqiptarin De Biasi: Belgjika shpërthyese, fitojnë Spanja e Portugalia

Dëmtimi i rëndë i mesfushorit Gavi ndodhi në minutën e 21’ të Spanjë-Gjeorgji, ndeshje kualifikuese për Euro 2024. Mesfushori i Barcelonës, pas një përplasje me Lochoshvili, pësoi një problem në gjurin e djathtë. Ai rifilloi të luante, por hoqi dorë pak më vonë, duke u larguar nga fusha në lot. Që në momentin e parë, ende pa qartësimet e kontrolleve mjekësore, ekzistonte frika e këputjes së ligamentit kruciat, siç raportuan Marca dhe As. Kohët e rikuperimit pritet të jenë 6 deri në 8 muaj, që do të thotë sezon i mbyllur dhe Europian nga shtëpia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *