• |
ide | kryesore

Video/ Szczesny heroi i Polonisë, i kualifikon me penallti në Uells: Ukraina shkon në Gjermani në 2024

F1, Sport, Video
Ukraina



Polonia kualifikohet në Kampionatin Evropian të Gjermanisë duke eliminuar Uellsin me penallti. Szczesny heroi i polakëve, vendimtar nga pika e bardhë. Kështu, kundërshtarët e Shqipërisë në fushatën kualifikuese bashkohen me Gjeorgjinë, që shkon në finalet e një Europiani për herë të parë. Në Euro 2024 edhe Ukraina, që ka mposhtur 2-1 Islandën.

UELLS 0-0 POLONI (4-5 p.p)

Ritmi ishte tepër i ulët në pjesën e parë të lojës, me shumë pak mundësi për të dyja skuadrat. Miqtë e kërkonin zgjidhjen nga distanca, por me përpjekje shumë të ngadalta. Të besuarit e Robert Page u përpoqën të shqetësonin kundërshtarët e tyre duke shfrytëzuar kryesisht topat inaktivë, me Ben Davies dhe Moore që gjetën portën por jo golin, me një pjesë të parë pa gola, 0-0. Moore provon sërish menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, me Szczesny, i cili megjithatë ishte shpëtimtar. Polonia kërkonte me ngulm Lewandowskin, por ndeshja mbeti tejet e bllokuar deri në fund. Në kohën shtesë Piotrowski ishte shumë pranë golit, por Polonia rrezikoi pak minuta më vonë me rastin e madh të Moore. Ndeshja përfundon në barazim pa gola, me Uellsin që humbi edhe Mepham për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 120-të. Te penalltitë askush nuk gaboi në katër goditjet e para, në njërën anë ose në tjetrën. Piatek kaloi polakët në avantazh 5-4, me Szczesny që priti penalltinë vendimtare, duke neutralizuar Daniel James dhe duke dërguar Poloninë në Euro2024.

Lexo më tej: Video/ Gjeorgjia bën historinë me penallti e shkon në Euro2024: eliminohet Greqia

UKRAINA 2-1 ISLANDA

Ukraina gjithashtu fluturoi në Euro2024, duke u rikthyer për të eliminuar Islandën 2-1. Një fillim mjaft i bllokuar, pikërisht si në ndeshjet e tjera të mbrëmjes. Vendasit insistonin për të zhbllokuar ndeshjen, por u goditën nga islandezët pas gjysmë ore lojë. Albert Gudmundsson lëshoi goditjen e fortë me të majtën, e cila përfundoi pas Lunin. Ukrainasit u përpoqen të drejtojnë ndeshjen në rrugën e duhur. Yaremchuk shënoi, por goli i sulmuesit të Valencias u anulua pas një kontrolli në VAR. Ukraina sidoqoftë barazoi menjëherë pas pushimit me Tsygankov që bëri rezultatin 1-1. Djemtë e Rebrov këmbëngulën, dhe gjashtë minuta nga fundi përmbysën rezultatin me diagonalen fituese të Mudryk. Verdheblutë i shtohen grupit E të Euro2024, me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë: Ëndrra e Islandës përfundon një hap larg lavdisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *