• |
ide | kryesore

CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

Paparazzi, Slider
Kanye West



“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen e marrëdhënieve të tyre.

Bashkpunimi i Kanye-s me markën, i cili kishte rezultuar tepër i suksesshëm, u ndërpre tetorin e kaluar pasi reperi lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët, dhe bëri komentin më sipër për hebrenjtë.

CEO i kompanisë, Bjørn Gulden habiti së fundmi gjatë një interviste, pasi doli papritur në mbrojtje të Kanye-s.

“Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më kreativ në botë,” tha ai. “Është për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht i doli në atë mënyrë.”- tha ai.

Mirëpo, për Kanye-n marrëdhënia me Adidas është e mbyllur njëherë e mirë. Madje, ai i bëri edhe një “diss” në këngën e tij të fundit:

https://www.youtube.com/watch?v=AjmSI2JnzzI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *