• |
ide | kryesore

Muzika e Champions edhe te topi i ri i turneut: Adidas zbulon sferën me të cilën do luhet

-Instant, Sport
Champions



Champions League po afron dhe Adidas ka zbuluar topin e ri për fazën e grupeve. U prezantua gjithashtu edhe topi për turneun e femrave. Frymëzuar nga himnet e para ndeshjes, që luhen në stadiume para fillimit, dizajnet e reja u bëjnë homazh këtyre simfonive ikonike dhe ndjenjave të pazëvendësueshme të ekzaltimit e pritjes që derivojnë. Në një sfond të argjendtë i metalizuar, versioni për meshkuj i Topit Zyrtar të Ndeshjes integron një gërmë të vetme të tekstit të korit të dallueshëm – “THE CHAMPIONS” – në secilin nga 12 yjet, në një stil të pasur kaligrafik.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo do të kthehet në Champions: Arabia synon të marrë Wild Card nga Uefa

DIZAJNI I TOPAVE

Përfaqësimet vizuale të toneve muzikore të këngës ndërthurin yjet, në një ngjyrë befauese vjollcë, të kuqe dhe blu. Ngjyra të zgjedhura posaçërisht për të përfaqësuar ajkën e futbollit që konkurron për trofeun e lakmuar të UEFA Champions League. Prezantimi i një himni të personalizuar për UEFA Ëoman’s Champions League në sezonin 2021/22 paralajmëroi një agim të ri për turneun. Për nder të atij momenti, dizajni i ri përfshin tekstin e këngës në dy nga panelet e yjeve të topit, duke krijuar një motiv të vetëm teksti rrethor në ngjyrë portokalli të ndezur. Dhjetë yjet e tjerë janë karakterizuar nga një stampë me onde ngjyrë vjollce dhe rozë, të punuar me të njëjtat fjalë si himni, por të zmadhuar ndjeshëm për të krijuar një pamje abstrakte dhe tërheqëse.

HIMNET E TURNEUT

Himni i UEFA Champions League është kolona zanore e turneut që nga viti 1992 dhe është shkruar nga kompozitori britanik Tony Britten, i diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës. Kënga, që zgjat tre minuta, interpretohet nga Orkestra Mbretërore Filarmonike dhe këndohet nga kori i Akademisë së Shën Martinit në Fields. Ajo përbëhet nga dy strofa të shkurtra dhe kori i famshëm, me tekst në tre gjuhët zyrtare të UEFA-s: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Himni i Champions për femra u zhvillua nga agjencia botërore e muzikës MassiveMusic në partneritet me UEFA-n. Versioni përfundimtar, i cili mund të dëgjohet në stadiumet në të gjithë Evropën, interpretohet nga Groot Omroepkoor (Kori Holandez i Radios dhe Televizionit), me tekste gjithashtu në tre gjuhët zyrtare të UEFA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *