• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Paparazzi, Slider


Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e muzikantit, ndërsa Elle Fanning luan partneren e këngëtarit, Sylvie Russo.

Në Festivalin Folklorik të Njuportit të vitit 1965, një i ri Bob Dylan ‘prish’ skenën e muzikës popullore, duke përqafuar tingullin elektrik dhe duke e ngritur rock-un si zërin e një brezi të tërë – duke përcaktuar një nga momentet më transformuese të muzikës së tij të shekullit të 20-të{, thuhet në përmbledhjen  për filmin.

Me regji të James Mangold dhe kastin e kompletuar ndër të tjerë Edward Norton, Monica Barbaro, Boyd Holbrook, “A Complete Unknown” do të shfaqet premierë këtë dhjetor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *