• |
ide | kryesore

GJKKO i vazhdon arrestin në burg ish-kreut të ARRSH, Evis Berberit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Evis Berberi


Gjykata e Posaçme i vazhdon masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili ndodhet prej muajsh në qeli, pasi u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash.

Njoftimi i GJKKO, vjen pas kërkesës për informacion nga ana e Berberit.

Detaje nga GJKKO: 

Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 246/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 370, datë 30.07.2024, vendosi:

Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 30.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


2 Comments

  1. Per fat te keq me Shqiperine e mjer tall menderen perendimi dhe SHBA. Po ta kishin ata seriozisht dhe ndershmerisht, ky vend me kaq pak njerez dhe territor, futej ne shina dhe ngrihej shteti liĝjor brenda nje jave. Fatkeqesisht Rama i ka blere dhe i ka kapur te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *