• |
ide | kryesore

Halsey shpërthen ndaj fansave: Janë më të këqij me mua

Paparazzi, Slider


Halsey zbuloi së fundmi  se për pak humbi jetën nga përballja me sëmundjen e lupusit dhe CTCL.

Këngëtarja, përmes një postimi në Tumblr, u tregoi ndjekësve sfidat me të cilët ishte përballur dhe u ndal tek reagimet e disa fansave:

“Fansat e mi janë padyshim më të këqij me mua se me çdo njeri tjetër në planet. S’po flas për të gjithë, sigurisht. Por ka qenë një pjesë e vogël që është sjellë tmerrësisht keq me mua dhe tani duket se shumica thjesht ka ngecur dhe herë pas here thonë se sa më urrejnë dhe sa e keqe jam.

Është e vështirë për mua që të ndërveproj në një hapësirë që s’ka mirësi, simpati, durim, ose sinqeritet dhe mirësjellje njerëzore. Sidomos, pas vitesh fshehjeje nga ndërveprimet prej frikës se do të ndodhte saktësisht kjo gjë. Nuk e di. Për pak sa s’humba jetën”, u shpreh Halsey.

 

Ajo vijoi, “Nuk do them gjëra që nuk më bëjnë më të lumtur. Shpirtërisht, nuk mund ta përballoj këtë. Kur u sëmura, e vetmja gjë për të cilën mendoja, isha të bëhesha më mirë, që të isha sërish pjesë e kësaj (referuar muzikës)”.

Këngëtarja e “Closer” u rikthye në muzikë me këngët e saj “The End” dhe “Lucky”.   “The End” detajon edhe sfidat e saj me shëndetin, ku Halsey këndon: “Kalojnë ca vite dhe mjekët thonë që jam e sëmurë; fillimisht ishte truri im; tani një skelet me dhimbje”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *