• |
ide | kryesore

Cardi B kërkon divorcin nga Offset

Paparazzi, Slider



Cardi B ka vendosur të ndahet përfundimisht nga Offset.

Reperja bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.

Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.

Cardi dhe Offset kanë një vajzë së bashku, Kulture, 5 vjeç dhe një djalë, Wave, 2 vjeç. Ka pasur gjithashtu spekulime se ajo është në pritje të një fëmije të tretë – por Cardi nuk i ka konfirmuar aludimet.

Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas dyshja u pajtuan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *