• |
ide | kryesore

Pas shuplakës/ Pezullohet drejtori i policisë rrugore, Altin Qato

Arkiva, Lajme, Të fundit
qato



Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato është pezulluar nga detyra. Shkak u bë publikimi në rrjetet sociale të një videoje ku ai duket se qëllon me shuplakë një protestues të ndaluar gjatë protestës së banorëve të Thumanës.

DEKLARATA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë, Altin Qato.

Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.

Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.

Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme.

LEXO EDHE: VIDEO SKANDAL/ Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato godet protestuesin e arrestuar


5 Comments

  1. Sipas jush, kjo e legjitimon goditjen nga punonjësi i policisë i cili në këtë rast është më keq se qytetari… qytetari mund të jetë i papërgjegjshëm në një moment, por polici duhet të jetë i përgjegjshëm në çdo moment…
    Nëse qytetari i bie borisë, merr gjobë administrative ose çfarë parashikon ligji… apo nëse i bie borisë, policia të bie në shpullë!?!?

  2. “Zihen si qen me njëri-tjetrin”, Murrizi shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Dashnorët e mëdhenj të djegieve të mandateve…E ka share nga gruaj e nena,njeri eshte dhe polici,por shkarkimi eshte i drejte

  3. Alibia shfaejesuese e Policise se Shtetit eshte vajmedet e ku therret qameti! Plus dhe e mbani te shoqeruar viktimen e agresionit te dhunshem te policit ne detyre! E njihni ligjin zoterinj police te rrugores? Misioni juaj nuk eshte dhuna por shpetimi i jeteve te shoferave apo ndihma ne trafikun e renduar dhe gjobitja e drejtuesve te padisiplinuar qe bejne shkelje rrugore! Dhuna qe ka ushtruar polici per shkak se drejtuesi ka perdorur borine ne nje zone ku nuk eshte i ndaluar perdorimi apo drejtuesi nuk ka pare informacion ndalues nuk eshte kurre alibi! Viktima ta hedhi ne gjyq policine e shtetit se i ra bingo!

  4. Mos e shkarkoni, sepse do të aplikojë tek “Deputeti që duam” dhe do t’a kemi në parlamentin e ardhshëm!!!
    Ai nuk ishte as drejtuesi i mjetit, apo makina ishte me timon djathtas???
    Pastaj, kjo që thotë policia qenka shumë mirë se çdo shkelje administrative rrugore, nëse nuk ke Lek t’a paguash i thua policit më qëllo një shputë për këtë shkelje…
    Logjikë Policësh kjo komunikatë!

  5. Qe ta dine Shqiptaret ky Qato eshte nervoz se ne fakt duhet te ishte ne Burg per lidhjet me bandat e Elbasanit dhe jo vetem !
    Nese zbardhen telefonat e tij,do ta kuptojne Shqiptaret mire se kush eshte policia e shtetit ?
    Hetimi pasuror i kesaj fytyre qe ne 2024 godet pasagjerin e nje autoveture edhe pse ishte pjese e bandes se PS dhe shoferi dhe pasagjeri qe mori shpullen !
    Identifikoni me emer dhe mbiemer dhe do ta kuptojne se kush e nga vijne borizanet,se ky Qato dihet qe eshte pjese e Bandes Kriminale te Strukturuar qe quhet Partia Socoaliste e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *