• |
ide | kryesore

Vrasja e Nikulajt, Muhamet Rrumbullaku ultimatum policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrumbullaku



Ditën e djeshme janë publikuar pamjet fatale të momentit të përballjes mes atentatorit dhe Ardian Nikulajt, teksa 51- vjeçari, kishte vënë një kafe në tavolinë dhe tentoi ta pinte.

Në pamjet mjaft të rënda të bëra publike të vrasjes, shihet që Nikulaj ulet në tavolinë, nxjerr një cigare dhe telefonin pasi dikush e merr, pasi dëgjohet zilja që i bie. Në derë, në të majtën e tij shfaqet një djalë, në dukje postier, që hyn mjaft i qetë, kujdeset që ta mbyll derën, ecën deri sa i del përballë objektivit të tij, ndërkohë i thotë një burri, në moshë, i vetmi që gjendej në lokal që të largohej pak. E përshëndet në emër Ardianin dhe më pas nxjerr armën duke e qëlluar në kokë.

Zbraz armën mbi të dhe largohet, por pak më me nxitim se sa hyri. Del, merr motorin dhe niset nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, në një rrugë që për të gjithë ata që e njohin e dinë mirë që nuk mund të kalohet pa u ndeshur me policinë. Madje atentatori ka zgjedhur të marrë rrugën e Shkodrës, duke kaluar në rreth-rrotullimin e Lezhës, ose më saktë tek Ura, ku asnjëherë dhe në asnjë orë të ditës, ai vend nuk është pa punonjës policie, që me sa duket kujdesen vetëm për vënie gjobash dhe jo për kapje vrasësish.

Nga sa është mësuar nga hapja e kamerave, policia pretendon se personi me motor ka vijuar rrugën që lidh Lezhën me Shkodrën por ai nuk del në një pamje në zonën e Kakarriqit që ka mundur të fiksojë rrugën, çka do të thotë se personi ka mundur të zhduket në njërën prej rrugëve dalëse nga rruga, ose artileria kryesore që lidh vendin tonë. Policia nuk di më asgjë për vrasësin me motor, që i veshur me rroba policie, i mori jetën një biznesmeni dhe figure politike në rrethin e Lezhës.

KËRKIMET

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së biznesmenit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak Lezhë, Ardian Nikulaj, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mbledh krerët e policive në Lezhë dhe iu kërkon veprime të shpejta. Paçka se autori është zhdukur në mesin e ditës, nën hundën e policisë dhe ka dalë nga një rrugë thuajse e pamundur të dilet, pa u vënë re nga askush duke u futur në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Shkodrën.

Sipas të dhënave dyshohet se autori është vrasës me pagesë. Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor “Skuter”, kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforeshent, i ngjashëm me ato të Policisë Rrugore. Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motor, duke ndjekur të njëjtin itinerar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në aksin LezhëKakarriq humbet gjurmët për fare. Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rrugë dhe dyshohet të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë për tu larguar.

Ndërkohë një motor i ngjashëm me atë të vrasësit të dyshuar të biznesmenit Ardian Nikulaj, një ditë më parë në Shëngjin është bllokuar ditën e djeshme në Tiranë. Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me një sërë personash, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Nikulajt, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyrë në lokalin CORAL në pronësi të viktimës, në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit. Nga veprimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrasës, profesionist duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë që ndodheshin në lokal.

PISTAT 

Janë një mori pistash, të cilat po ndjek policia për të shkuar te motivi i ngjarjes së rëndë ku një biznesmen ekzekutohet në pronën e tij në mesin e ditës. Policia fillimisht i mëshoi dyshimit se vrasja mund të kishte ndodhur për hakmarrje, duke u rikthyer në një ngjarje të para 26 vitesh të ndodhur në zonën e Balldrenit, ngjarje që vijoi me viktima të shumta. Por policia nuk di të thotë se çfarë dhe si kanë ndodhur ato vrasje në familjen që policia iu shkoi për kontroll ndonëse është në dijeni se të gjitha familjet e viktimave janë jashtë vendi dhe madje në Angli. Megjithatë po hetohet edhe në pistën e konflikte të tjera!



5 Comments

  1. Nese policia do te ishte profesionale dhe e lire nga politika per ti shkuar deri ne fund
    pistave te hetimit do te zbardhej shume shpejt . Por policia eshte shume me interesuar
    nese ndonje plake po riparon kotecin e pulave apo po shet majdanoz sesa per para-
    ndalimin e zbardhjen e krimeve. psh nje pyetje e thjeshte qe edhe cobani i dhive do
    ta bente :
    -Sa minuta pas ngjarjes eshte njoftuar policia dhe qe nga ky moment i njoftimit te policise
    a ka pase kohen e mjaftueshme atentatori te pershkonte rrugen Shengjin-lezhe ku kishte
    patrulla policie.
    Ndoshta policia mendon dhe zbaton direktiven e KM “koken hengshin”

  2. Lind pyetaj – A mund te dale Rrumbullaku nga logjika Katrore prej polici rilindas ne kete Trekendesh krimi, politike e biznesi trafiqesh?
    hahahahahahahahahahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaahahahahahah

  3. Ne si qytetare e dime se policia nuk do beje asgje pa urdherin e Rames. Per fat te keq ky eshte fillimi, deri ne 14 Maj kush e di se cfar do te ndodhe. Qeveria+policia+drejtesia =KRIMIN. Secili duhet te ruaj veten dhe familjen deri sa te mbaroj e zgjedhjet. Me te thatin digjet edhe I njomi.

  4. Te lumte shoku Mut. Po si ka mundesi qe vrasesi ka kaluar gjithe ate rruge te ngushte ne Shengjin qe do te pakten 20 minuta derisa te dalesh ke rruga kryesore? Vrasesi eshte njeri i paguar nga shteti pasi si do qe ta kthesh kete histori qelbet era mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *