• |
ide | kryesore

“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Greqia refuzoi ekstradimin, por a do ekstradohet?

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte organizator dhe porositës i vrasjeve të zbërthyera pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

“Lidhur me aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut, ishte porositës dhe organizator, policia ka organizuar një sërë operacionesh, u bë e mundur kapja e tij nga policia greke, Krimet i ka bërë për qëllime përfitimi”, tha Rrumbullaku.

I pyetur për vendimin e gjykatës greke për refuzimin e ekstradimit të Laert Haxhiut, ai u përgjigj:

Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptar. Besoj se do arrijmë pavarësisht problemeve ligjore që kemi mes dy vendeve’ tha Rrumbullaku.

Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për veprat penale largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.



1 Comment

  1. “Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *